MENU
klinika

Klandestinët shqiptarë me kamion nga Belgjika në Britani

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, 13 të arrestuar në 5 shtete

04.03.2020 - 08:52

Goditet një grup trafikantësh shqiptarë që kryenin transportin e klanestinëve shqiptarë nga Belgjika në Britaninë e Madhe. Hetimet për grupin në fjalë, siç raportojë mediat, kanë nisur që në korrik të vitit 2018 nga policia e Brukselit.

Nga hetimet e para rezultoi se klandestinët shqiptarë ishin dërguar nga Shqipëria në Belgjikë, më pas ishin vendosur në hotele në pritje të nisjes së tyre me kamion për në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëzimet për transportin e klandestinëve vinin nga Mbretëria e Bashkuar, ku edhe qëndronin kapot e rrjetit.

Më 19 dhjetor 2019, hetuesit belgë, të ndihmuar nga kolegët e tyre nga Antwerp, Halle-Vilvoorde dhe Mons, ndërhynë njëkohësisht në shtatë adresa të ndryshme.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtatë të dyshuar, me kombësi shqiptare. Dy persona u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës. Gjatë operacionit, hetuesit zbuluan kokainë, një peshore dhe një makinë llogaritëse.

Në bashkëpunim me policinë britanike, kreu i organizatës u arrestua në të njëjtën kohë në Mbretërinë e Madhe.

Pesë anëtarë të tjerë të organizatës, dy të dyshuar në Mbretërinë e Madhe, një i dyshuar në Greqi, një i dyshuar në Itali dhe një i dyshuar në Mal të Zi u arrestuan gjithashtu jashtë vendit. Pritet që së shpejti të ekstradohen drejt Belgjikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artikulli i prestigjiozes britanike

The Independent: Shqipëria, ‘Kolumbia e Evropës’

"Kontrollojnë tregun e kokainës në Britani"

Mediat spanjolle shkruajnë për bandat shqiptar