MENU
klinika

Dy raste të reja

Shkon në 24 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

20.03.2020 - 22:12

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 24.

Nga testet e kryera së fundmi ka rezultuar pozitiv një grua 53 vjeçe nga Suhareka dhe një 43 vjeçar nga Gjakova.

“Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive. Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare. Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive”, njofton IKSHPK në Kosovë.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat