MENU
klinika

Nga Eu Observer

Si e përballoi Evropa pandeminë 100 vjet më parë…

30.03.2020 - 14:01

Një virus që vret mijëra njerëz çdo ditë, mungesë e koordinimit ndërkombëtar, pak informacion i besueshëm dhe disa njerëz që flasin për izolim, kjo është ajo që ndodhi në ‘gripin spanjoll’ të vitit 1918.

Gripi vrau 50 milion njerëz në të gjithë botën, situate e ngjashme me vitin 2020.

“Ndryshe nga koronavirusi, gripi spanjoll nisi në vende të ndryshme në të njëjtën kohë, kjo është një nga karakteristikat e një pandemie virale,” tha Catharine Arnold, një akademike britanike e cila shkroi një libër mbi temën.

Kur Leviathan, një anije me trupa amerikane, zbarkoi në Francë në tetor 1918, 90 këmbësorë kishin vdekur duke kaluar Atlantikun. Qindra njerëz po vdesin gjithashtu çdo ditë në Itali dhe Spanjë në mars 2020.

Spanish flu: How it compares to Covid-19 coronavirus in death rate ...

Por kishte një ndryshim edhe më të madh midis 1918 dhe 2020: Lufta e Parë Botërore.

Pandemia e 1918 nuk shkaktoi histeri sepse lufta tashmë kishte vrarë 20 milion njerëz.

Por për shumicën e njerëzve, “gripi spanjoll ishte diçka tjetër që duhej të zgjidhej”, tha ajo.

Ndërkohë, nuk pati ndonjë koordinim për pandeminë midis SHBA-së ose aleatëve të saj evropianë sepse ata ishin shumë të zënë duke luftuar Gjermaninë.

Por veç luftës paralelet janë të shumta.

BE-së kohët e fundit foli ludhur me dezinformimin rus dhe kinez për koronavirusin.

Dhe evropianët 102 vjet më parë gjithashtu luftonin për një lajm të besueshëm.

“Kjo për shkak se autoritetet në Britani ndalonin njerëzit të flisnin për gripin spanjoll për sa më gjatë të ishte mundur, pasi konsiderohej si një kërcënim”, tha ajo.

Spanja ishte neutrale në luftë dhe shtypi i saj ishte normal.

“Si rezultat, gripi spanjoll dhe shkaqet e tij të mundshme mund të fliten lirshëm në gazetat spanjolle të ditës,” tha Arnold. Por vetë përjashtimi i mediave spanjolle nxiti dezinformimin dhe ksenofobinë sepse dha përshtypjen se gripi e kishte origjinën atje.

“Gripi Spanjoll “mori emrin e tij pasi u identifikua për herë të parë në Spanjë, por nuk ishte faji i Spanjës. Ai arriti atje përmes kampeve të ushtrisë në Francë,” tha Arnold.

Me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson që rezultoi pozitiv për koronavirusin të premten (27 Mars), edhe gripi i vitit 1918 preku disa figura të njohura.

Kaiseri gjerman Wilhelm II u infektua dhe piktorët austriakë Gustav Klimt dhe Egon Schiele humbën jetën. Epidemia vrau gjithashtu shkrimtarin francez Guillaume Appollinaire dhe kompozitorin anglez Hubert Parry.

Përkthyer dhe përshtatur nga Eu Observer/ konica.al