MENU
klinika

Nga burimet të sateliti...

Si po përgjojnë shërbimet sekrete të SHBA vendet me COVID-19?

16.03.2020 - 10:47

Organizatat e shërbimit informativ amerikan po përdorin aftësitë e tyre unike për të monitoruar vendet e huaja dhe për të mbajtur nën kontroll përhapjen e pandemisë së koronavirusit dhe të përcaktojë nëse kombet janë të sinqertë në lidhje me përhapjen e virusit.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar Informativ dhe CIA janë duke dhënë informacion të vazhdueshëm për komitetin mbikëqyrës në Capitol Hill, duke u dhënë komisioneve të inteligjencës në Kongres dhe Senat njoftime të përditshme dhe azhornime për përhapjen e virusit. Përditësimet janë përqendruar kryesisht në numrin e rasteve dhe nëse ato përputhen me ato që raportohen publikisht.

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur dyshime në lidhje me saktësinë e numrave të raportuar nga vende si Kina, Irani dhe Koreja e Veriut. Pyongyang, për shembull, i cili shpenzon më pak në kujdesin shëndetësor për frymë sesa kushdo tjetër në botë, nuk ka raportuar asnjë rast të virusit. Pjesa më e madhe e informacioneve që rrjedhin për krizën aktuale vijnë nga një degë pak e njohur e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, të quajtur Shërbimi Informativ Mjekësor.

Për të pasur një ide më të qartë se si po ndikon koronavirusi në një vend, analistët e shërbimeve informative po përdorin një larmi mjetesh, siç janë informacionet e marra nga njerëzit e ndryshëm dhe imazhet satelitore. Rezultatet ditore i përcillen Presidentit dhe Mike Pence, i cili po udhëheq task-forcën ndaj koronavirus.

Imazhet satelitore të publikuara të enjten treguan dy llogore të gjata që u gërmuan në një varrezë në qytetin e shenjtë iranian të Qom, ku u shfaq për herë të parë virusi në Iran, i cili është ndër qytetet më të goditura dhe më pak i besueshëm për raportimet.

Ekspertët analizuan imazhet së bashku me postimet në rrjetet sociale dhe materialet e marra nga burimet e tjera, për të përcaktuar që numri i vdekjeve nuk po raportohet në mënyrë të saktë. Videot e zbuluara nga BBC në gjuhën perse, tregojnë punëtorët e veshur me veshje mbrojtëse që mbanin dhe varrosnin trupa, ndërsa një dëshmitar tregon: “Më shumë se 80 [njerëz] janë varrosur në këtë seksion deri më tani, dhe ata kanë raportuar vetëm 34 vdekje.”

Videot u botuan dhe u raportuan për herë të parë në The New York Times dhe u analizuan nga The Washington Post, së bashku me imazhet satelitore nga Maxar Technologies. “Videoja tregonte punëtorë me veshje mbrojtëse, që përdoren për të varrosur viktimat e COVID-19”, thotë Jeffery Lewis, një analist në Institutin Middlebury.

“Ajo që imazhet satelitore na lejuan të bënim ishte të vërtetonim përmbajtjen e videos, duke treguar faktin që jo vetëm që u xhiruan në këtë qytet, por edhe kohën e xhirimit. Pra, është e vërtetuar se këto nuk janë pamje të vjetra, por janë pamje nga kjo pandemi.”

Një analist për Maxar i tha Washington Post se gropat e mëdha u gërmuan shpejt, diçka ndryshe nga praktika e përdorur në varreza. Shihet gjithashtu një grumbull i madh gëlqereje, të cilën zyrtarët iranianë e kanë përdorur për varrosjen e viktimave të virusit. Aftësitë satelitore të shërbimit informativ amerikan tejkalojnë shumë më shumë ato të kompanive tregtare, kështu që është e sigurt të supozohet se ata kanë arritur në të njëjtin përfundim.

Irani është një shqetësim i veçantë për shkak të vendodhjes mes Azisë dhe Lindjes së Mesme, një destinacion për pelegrinët fetarë dhe punëtorët emigrantë, të cilët më pas udhëtojnë përsëri në vendet e tyre të origjinës. Forcat iraniane janë të përfshirë në luftën në Siri, ku sistemi i kujdesit shëndetësor i shkatërruar i vendit, i kombinuar me popullsinë e përvuajtur dhe të zhvendosur, e bëjnë atë një objektiv të ndjeshëm për virusin.

Libani, ku Irani gjithashtu ka një dorë të fortë dhe prezencë përmes grupit militant Hezbollah, ishte tashmë në një gjendje krize, pas disa muajsh proteste përpara se të goditej nga virusi. Luftëtarët e Hezbollah lëvizin midis Libanit dhe Sirisë, ku ata po ndihmojnë Iranin të mbështesë regjimin e Presidentit Bashar al-Asad.

Në vende si Irani dhe Koreja e Veriut, ku është më e vështirë të mblidhen informacione përmes spiunëve, agjencitë e shërbimit informativ do të mbështeten më shumë në mjete të tjera, si informacione sekrete. E rëndësishme për të kuptuar se si një vend po trajton krizën, është përgjimi i bisedave të tyre, një detyrë që do t’i takonte Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Përdorimi i rrjeteve sociale e ka bërë atë një mjet shumë të rëndësishëm për analistët që përdorin rrjetin e madh të informacion për të krijuar një pamje më të plotë të situatës

“Arti këtu është shkrirja e burimeve të ndryshme të informacionit, në një vlerësim i cili ndryshon nga një vend në tjetrin,” deklaron James Clapper, ish-drejtori i shërbimit informativ.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!