Bankat kanë nisur të njoftojnë klientët e tyre, si duhet të aplikojnë për shtyrjen e pagesës së kësteve të kredive, pas urdhrit të nënshkruar nga Kryeministrit Edi Rama me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në lidhje me shtyrjen e afatit të shlyerjes së këstit të kredive për bizneset dhe individët, në kushtet e përhapjes së COVID-19 në vendin tonë.
Njoftimi i bankave citon se, “çdo klient i cili pretendon që në situatën COVID-19 nuk ka aftësi pagimi dhe kërkon të shtyjë pagimin e kësteve duhet që, në mënyrë elektronike apo shkresë zyrtare të dorëzojë kërkesën për shtyrje kësti duke e shoqëruar me arsyet e mospagimit të kësteve. Kërkesa duhet të dërgohet në një nga mënyrat: elektronikisht me email; ose me sms; ose me shkresë zyrtare pranë degës ku kanë marrëdhënie.
“Më pas banka thotë se do të shqyrtojë çdo kërkesë të ardhur nga klientët dhe pas një analize do të marrë vendimin e saj brenda 3 ditë pune. Përgjigjja më pas do t’iu komunikohet klientëve në formë zyrtare. Nuk do të ketë nevojë për amendime apo shtojca kontratash dhe se do të zerojë penalitetet për vonesat gjatë periudhës së përcaktuar për të gjithë klientët e portofolit të kredisë, ndërkohë që interesat dhe principali do të vazhdojnë të gjenerohen normalisht”- citon njoftimi i bankave.