MENU
klinika

Çfarë parashikohet?

“Të mbrojmë Kushtetutën”, mbahet sot manifesti i thirrur nga presidenti Meta

02.03.2020 - 08:58

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh, sot do të mbahet manifesti i thirrur nga presidenti Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetutës ndaj asaj që ai e cilëson si grusht shteti.

Ky tubim është parashikuar që të nisë në orën 17:00, për të vijuar me një parakalim përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, ku qytetarët do të lëvizin drejt përkrah institucioneve.

Në një dalje publike për mediat ditën e djeshme, kreu i shtetit shqiptar i bëri apel qytetarëve që do të marrin pjesë në manifestim, që të vijnë vetëm me flamujt kuqezi, lulet mimoza meqenëse po vjen pranvera dhe dy thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri, Demokraci”. Po ashtu Meta theksoi se ky manifest do të jetë paqësor.

“Nesër ka vetëm një gjë rëndësi protesta dhe manifestimi të jetë sa më paqësor, vetëm me flamuj kuqezi, me mimoza meqë po vjen pranvera dhe thirrjet E duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe liri demokraci. Nesër në 2 mars ju pres të gjithëve atje. Rroftë Kushtetuta, rroftë sovrani… poshtë oligarkët.”– pohoi dje Meta.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!