MENU
klinika

Rrëzimi i qeverisë me mocion mosbesimi

Thaçi fton Albin Kurtin për diskutime më 1 prill

30.03.2020 - 21:23

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thirrur në takim kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, më datë 1 prill për tu konsultuar për emrin e kryeministrit.

Ky takim vjen pas rrëzimit të qeverisë një javë më parë përmes një mocioni mosbesimi të inciuar nga partneri në koalicion i Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në ftesën e Thaçit për Albin Kurtin.

Ndërkohë, në disa komunikime të mëparshme të zyrtarëve të Vetëvendosjes apo dhe vetë Kurtit, është lënë të kuptohet se ata nuk do të japin asnjë emër tjerët për kryeministër.

Më poshtë ftesa e Thaçit për Albin Kurtin:
ftesaaaa.jpg

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat