Në fund të vitit 2019, totali i aktiveve të Bankës së Shqipërisë është rreth 539 miliardë lekë.
Banka e Shqipërisë, miratoi në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikqyrës, pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019 që janë hartuar në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF).
Në një njoftim zyrtar të BSH-së, citohet se “Këto pasqyra janë audituar nga Ernst & Young – Ekspertë Kontabël të Autorizuar, Dega në Shqipëri, dhe së bashku me raportin e audituesit të pavarur, janë pjesë e Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019. Këto janë pasqyrat e para financiare të Bankës, në të cilat është aplikuar SNRF 16 “Qiratë” (standarti ndërkombëtar).
“Peshën më të lartë në totalin e aktiveve e zënë investimet në letra me vlerë të huaja, pjesë e rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë, me 50%”, citon BSH-ja.