MENU
klinika

Shifrat e UNICEF

Tre miliardë njerëz nuk kanë lavaman për të larë duart me sapun

15.03.2020 - 08:24

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Fëmijëve (UNICEF) ka theksuar se larja e duarve me sapun është jashtëzakonisht e rëndësishme në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), por tre miliardë njerëz në gjithë botën nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun.

Sipas një deklarate nga UNICEF, në gjithë botën, tre nga pesë persona në shtëpitë e tyre nuk kanë mundësitë ku mund të lajnë duart e tyre.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se 40% e popullsisë së botës, pra tre miliardë njerëz, nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun dhe rreth tre të katërtës së njerëzve në vendet më pak të zhvilluara u mungon kjo nevojë themelore.

Ndër të tjera, në deklaratë vihet theksi se në një të tretën e shkollave në gjithë botën nuk ka lavamanë për larjen e duarve dhe se në 16% të qendrave shëndetësore mungojnë tualetet dhe lavamanët funksionalë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!