MENU
klinika

As në kohë koronavirusi...

Trump nuk heq dorë, vazhdon ndërtimi i murit kufitar

22.03.2020 - 14:18

Administrata Trump vazhdon ndërtimin e murit të saj kufitar jugor, shumë miliardë dollarësh, pavarësisht epidemisë së koronavirusit që përhapet me shpejtësi, e që kërcënon të vrasë mijëra amerikanë dhe të çojë vendin në recesion ekonomik.

Në fillim të kësaj jave, Doganat dhe Mbrojtja e Kufijve (CBP) njoftuan planet për të ngritur më shumë se 150 milje të murit kufitar 30ft në Arizona,  dhe Kaliforni.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi Donald Trump shpalli një emergjencë kombëtare, pas kritikave për trajtimin e epidemisë, që duket se do të kushtojë miliarda, ose triliona dollarë.

Ditën e premte 19.500 raste dhe 260 vdekje ishin konfirmuar në SHBA, dhe dhjetëra mijëra punëtorë të shkarkuar kishin aplikuar për përfitime papunësie.

Ndërsa ekspertët mjekësorë dhe zyrtarët lokalë u kërkojnë amerikanëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të vëzhgojnë distancimin shoqëror, ekuipazhet e ndërtimit në vende të shumta vazhdojnë të punojnë, flenë dhe hanë në lagjet aty afër.

Trump premtoi të ndërtonte një “mur të madh, të bukur” përgjatë kufirit jugor 2,000 milje (dhe ta bëjë Meksikën të paguajë për të), si pjesë e fushatës së tij presidenciale.

Që atëherë, administrata Trump është zotuar të ngrejë ose zëvendësojë 450 deri në 500 milje të murit deri në fund të vitit 2020, me një kosto prej gati 18.5bn dollarë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al