Në katër gjykata të vendit përgjatë vitit 2019, ka një zgjatje të kohës së shqyrtimit të çështjeve në Gjykatat e Apelit.
Situata konstatohet nga INFOÇIP, ku Gerti Shella shprehet se përmirësimi është shënuar në Durrës dhe Korçë
“E vetmja gjykatë Apeli me tregues të përmirësuar të matur nga ky studim është Gjykata e Apelit Durrës, e dyta ajo e Apelit Korçë”.
Avokatja e popullit Erinda Ballanca parashikon që situate të mos ndryshojë.
“Sepse është e pamundur të kemi një numër të mjaftueshëm gjyqtarësh në sistem”
Ndërkohë që sipas avokatit Saimir Visha gjendja e gjykatave është anormale dhe kjo situatë duhet të jetë një këmbanë alarmi për KLGJ-në. Për ILD kjo situatë ndodh dhe në vende të tjera. Kryetarja e KLGJ kërkon që drejtësia ti kushtojë vëmendje viktimave të dhunës
Deri tani në procesin e vettingut kanë kaluar 234 gjyqtarë dhe prokurorë, rreth 50% e të cilëve janë larguar si pasojë e procesit ose kanë dhënë dorëheqjen.