MENU
klinika

'Financim miks, partitë të kontrollojnë njëra tjetrën'!

Zbardhet drafti i PD-së/ PS: Reformën mund ta votojmë në Prill!

03.03.2020 - 13:46

Prej orës 10:00, sot është mbledhur tryeza e reformës zgjedhore për draftin e financimit të partive politike në zgjedhje. Drafti i propozuar nga Partia Demokratike për financimet e partive politike, bazohet në pesë pika kryesore, që mbetet për t’u parë nëse do të pranohen nga shumica në pushtet.

Por çfarë propozon opozita? PD kërkon një reduktim drastik të financimit privat të partive në zgjedhje dhe rritje e financimit publik. “Financimi privat nuk duhet të jetë më i madh se 50 % i masës së financimit, të cilin subjektet e kanë përfituar nga buxheti i shtetit”. Gjithashtu selia blu së bashku me aleatët opozitarë duan kufizime mbi donacionet nga privatët në zgjedhje duke vendosur këto kushte. “Nuk lejohet të dhurojnë ata që kanë përfituar nga kontratat shtetërore 4 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë. Personat apo kompanitë që dhurojnë për kandidatët dhe partitë në zgjedhje përjashtohen për 4 vjet nga përfitimi i kontratave shtetërore mbi 10 milionë lekë”.

Por si do të bëhet hetimi? Këtu PD-ja kërkon të bëjë edhe rolin e prokurorisë. PD-ja kërkon “Kontroll të ndërsjelltë të shpenzimeve financiare të partive në zgjedhje nga partitë rivale. Verifikim direkt nga ekspertët e partive të transaksioneve financiare në bankat e nivelit të dytë përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave’. Por cfarë ndodh nëse nuk zbatohen këto pika? Sanksionet, PD-ja kërkon që të jenë drastike deri në humbje mandati. “Pavlefshmëri e mandatit dhe përfundim i parakohshëm i mandatit nga KQZ-ja për të zgjedhurin ose subjektin zgjedhor, kur shkelja e dispozitave për financimin e partive politike përbën vepër penale”.

5 pikat kryesore të propozimit të opozitës për financimin e partive

1. Reduktim drastik i financimit privat të partive në zgjedhje dhe rritje e financimit publik. Financimi privat nuk duhet të jetë më i madh se 50 % i masës së financimit, të cilin subjektet e kanë përfituar nga buxheti i shtetit.

2. Kufizime më të forta mbi donacionet që vijnë nga privatët. Nuk lejohet të dhurojnë ata që kanë përfituar nga kontratat shtetërore 4 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë. Personat apo kompanitë që dhurojnë për kandidatët dhe partitë në zgjedhje përjashtohen për 4 vjet nga përfitimi i kontratave shtetërore mbi 10 milionë lekë.

3. Kontroll i ndërsjelltë i shpenzimeve financiare të partive në zgjedhje nga partitë rivale.

4. Verifikim direkt nga ekspertët e partive të transaksioneve financiare në bankat e nivelit të dytë përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

5. Pavlefshmëri e mandatit dhe përfundim i parakohshëm i mandatit nga KQZ-ja për të zgjedhurin ose subjektin zgjedhor, kur shkelja e dispozitave për financimin e partive politike përbën vepër penale.

Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e reformës zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh se propozimet që kërkon PD-ja për financimet e partive do të kërkojnë kohë dhe kjo cështje do të mbetet për një fazë të dytë. Aktualisht, tha Gjiknuri mund të bëhen vetëm disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Duke u ndalur te propozimet për financimin, përfaqësuesi i PS-së vlerësoi faktin që PD-ja është tërhequr nga ideja e financimit 100% nga shteti, ndërsa tha se do të diskutohet për shifrat e ndarjes miks.

“Që në hapat e parë kemi bërë disa propozime që janë mbështetur edhe nga ndërkombëtarët për uljen e tavanit të shpenzimeve të partive në fushatë, tani diskutohet sa do të jetë nga shteti dhe sa nga privatët. Ne jemi për miks, duke shtuar masën për shtetin, por duke lënë një tavan të pranueshëm që u lejon partive të bëjnë fushatë. Gjërat e para mund të adresohen në Kod, ndërsa financimi mbase do të kërkojë më shumë kohë, që të adresohet dhe këtu nuk besoj se do të ketë ndarje. Pjesa e financimit që është më tërësor do të marrë më shumë kohë. Jemi për financimin miks, të gjejmë një shifër të pranueshme balancë”.

I pyetur si e gjykon propozimin e PD-së për një financim 66% nga shteti ai tha se “Duket si shumë, pasi mbase mund të gjendet një sistem më i pranueshëm i balancuar mes kontributit shtetëror dhe atij privat. Janë futur elementë të rinj garanci, monitorim më i imët, nga palët e treta, kufiri 50 mijë lekë që të bëhet përmes llogarive bankare. Besoj se do të gjejmë një zgjidhje”.

Lidhur me akuzat e PD-së për listat, ai tha se “Këto janë konsiderata politike, kapacitetet aplikuese janë më të mëdha, 170 personal angazhuar për aplikim për kartë. U kërkua nga PD-ja një shifër, që do të vijë zyrtarisht, sa zgjedhës janë pa dokument, nëse është shifër e madhe pse jo nxitje edhe me mënyrat e para që të pajisjen. Nuk ka më dublime në lista, ka një sistem më të mirë të adresave. Asnjë njeri nuk mund të votojë dy herë në Shqipëri. Është shqetësim politik, se në regjistrin e gjendjes civile punojnë të njëjët njerëz që kanë qenë”.

Por a do të arrijë tryeza të dalë me një konsensus në 15 mars? Gjiknuri u shpreh se qëllimi është që të arrihet në një marrëveshje në parim, pastaj ndryshimet mund të votohen edhe në prill, pasi nga 2021 kur janë zgjedhjet e radhës ka kohë të mjaftueshme duke shuar shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme. “Ka akoma shumë cështje të pazgjidhura, por mos e shikoni 15 masin si datë që të kemi të gjithë draftin. Duhet të kemi një dakordësi për të gjitha cështjet, procedura e tekstit dhe aprovimi mund të marrë edhe një muaj, por në 15 mars të kemi dakordësi për cështjet dhe më pas ekspertët të zbardhin draftet. Nëse kemi një marrëveshje për të gjitha cështjet është sukses i arritur. Marrëveshja ka rëndësi më pas gjithcka është zbardhje, në Kuvend mund ta aprvojmë edh enë prill kemi kohë edh enjë vit për zgjedhjet e radhës, koha është e mjaftueshme”, tha ai.

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi u shpreh se opozita do u qëndrojnë maksimalisht propozimeve që ka bërë për financimet e partive politike, ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama lidhur me listat e zgjedhësve kur tha se kërkon 800 mijë vota (objektivi i vendosur në Kongres) me vota fantazmë.

‘Duhet një zgjidhje që garanton që jo vetëm financimi të jetë si duhet por edhe transparencë, do i qëndrojmë maksimalisht. Propozimi bën një reduktim drastik të financimit që merret nga burimet private duke e çuar në standarde ndërkombëtare, 66% nga shteti dhe 34% nga shteti duke vendosur kufizime të forta për financuesit. Ata që kanë marrë nga taksat e shqiptarëve nga kontratat publike,PPP nuk mund të financojnë dhe kush financon nuk mund të marrë tendera apo koncesione nga shteti për të shkëputur kapjen zgjedhjeve dhe partive nga oligarkia.

Rrisim kontrollin e partive, që shpenzojnë shifrat marramendëse dhe më pas tallen. Me urdhrin për të fituar 800 mijë vota dhe për të transferura zgjedhësit fantazmë në karabina të papërfunduara apo lulishte vetëm që kandidatët që kërkon PS-ja të jenë ato që të fitojnë. Qeveria nuk ka asnjë masë që zgjedhësit të votojnë ku kanë vendbanimet dhe ti pajisë me ID për zgjedhjet, shumë u kanë skaduar dhe në pamundësi ekonomike do të pengohen nga pagesa e papërballueshme për ata. Në 2009 bëmë subvencionim të cmimit sot i është lënë selektivitetit politik”, tha ai.

Rudina Hajdari në përfundim të takimit për reformën zgjedhore u shpreh se është vendosur që në datë 6 mars në takimin e radhës të diskutohet për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në prononcimin për mediat kryetarja e grupit demokrat, kishte një mesazh edhe për Ilir Metën lidhur me tubimin që organizoi mbrëmë.

‘Nuk mjafton të dalim të ulërasim në sheshe por të hapim sistemin. Kjo gjë nuk po ndodh sot. Ne duhet të tregojmë popullit se jemi këtu për ata dhe se nesër përfaqësimi i tyre do të jetë i denjë. Uroj që javës tjetër të vijojmë misionin për hapjen e listave për një sistem të barabartë për të gjithë’, tha ajo.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!