02.04.2020 - 12:33
Kampi i Ritsona në verilindje të Athinës është vendosur në karantinë, ndërsa në testet për 63 persona, 20 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kampi është streha e më shumë se 2 mijë refugjatëve që kërkojnë të hyjnë në territoret e shteteve të BE përmes Greqisë.
Testimi u krye pasi një grua u konfirmua pozitive, ndërsa kishte vizituar spitalin e Athinës të dielën, pasi ishte shtatzënë.
Lajmin e bën me dije Ministria e Migracionit në Greqi, teksa shkruan se sipas rregullave, nuk do të lejohet asnjë hyrje-dalje në kamp për dy javët e ardhshme.
Numri i të infektuarve në Greqi është 1415, ndërsa ka patur edhe 51 viktima.