16.04.2020 - 10:08
Rreth 21 shqiptarë vijojnë të mbeten të bllokuar në Kakavijë në tokën neutrale midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Shtetasit shqiptarë që prej mbrëmjes së djeshme janë paraqitur për të hyrë në kufi janë pa leje paraprake nga përfaqësitë konsullore apo ambasada shqiptare në Athinë.
Po negociohet që ata të karantinohen në hotelet e Gjirokastrës për 14 ditë dhe pritet nga momenti në moment të hyjnë në territorin shqiptar.