06.04.2020 - 08:38
Në Prishtinë Policia ka gjetur një zgjidhje të padëgjuar më parë për të shmangur grumbullimet masive. Derisa sheshet e mëdha janë ato që mbledhin më shumë njerëz Policia ka rrethuar me shirita sheshet kryesore në Prishtinë ”Skënderbeu”, ”Nënë Tereza” dhe ”Zahir Pajaziti”.
Kosova ka marrë masa lidhur me parandalimin e koronavirusin por kufizimi i qarkullimit të qytetarëve përfundon më 12 prill pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë vendimin e qeverisë.
Ndërkohë Kosova mëngjesin e sotëm shënoi rekordin negativ prej 2 viktimash nga koronavirusi brenda pak orësh teksa numri i të infektuarve është 145.