MENU
klinika

"Hapja ka risk"

A ka kaluar piku i virusit? Rama: Nuk duhet të surprizohemi

20.04.2020 - 16:05

Teksa disa epidemiologë kanë pohuar se piku i virusit të COVID-19 ka kaluar që në muajin shkurt dhe se tashmë kurba e të prekurve është në gjendje të qëndrueshme, vjen një koment nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për ‘News24’ kreu i qeverisë tha se nuk është epidemiolog dhe se është bazuar gjithmonë tek komiteti i ekspertëve dhe se sipas tij këta të fundit ende se kanë pohuar këtë gjë. Ai tha se pavarësisht shifrave të qëndrueshme, mund të ketë edhe4 rritje të kurbën.

“Nuk jam unë që të them se kur ka qenë piku. Unë iu besoj shumë epidemiologëve. Rezultatet janë fantastike. Rezultatet janë shembullore, të përballjes se numrit më minimalist të humbjes së jetëve dhe barrës së vuajtjes së plagëve shëndetësore. Është ndërtuar procesi në këtë fluks me hapat e duhur dhe vendimet e duhura. Këto masa i ka marrë qeveria, por i ka propozuar komiteti. Është vullneti i qytetarëve për ti ekzekutuar. Se kemi dëgjuar nga Komitetit i ekspertëve që piku është kaluar në shkurt dhe s’po dëgjoj se e kemi kaluar pikun. Tani jemi tek kurba e sheshtë. Nëse keni parasysh aty, tek vendet e tjera, si Japonia, ajo kishte pika të ulta në kurbë. Ne s’duhet të suprizohemi me rritjen e kurbës, por të bashkëjetojmë me virusin dhe të futemi në llogore nëse ka rritje të shifrave.”, tha Rama.

 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!