MENU
klinika

Përgjigjia e studimit francez

A të mbron duhani nga Covid-19?

23.04.2020 - 10:46

Konsumimi i duhanit mund të të mbrojë nga virusi Covid-19. Kjo hipotezë është trajtuar në një studim francez, i cili ka hetuar një kampion të caktuar njerëzish që dolën pozitiv me Covid-19.

Kjo tezë shkon përkundër studimeve të tjera shkencore deri më tani, sipas të cilave, konsumimi i duhanit dhe mbipesha rrit mundësinë për t’u infektuar me koronavirus.

Sipas AFP-së, ajo se çfarë tërhoqi vëmendjen e studiuesve ishte fakti që në mesin e pacientëve që ishin shtruar në spitale të ndryshme të botës me Covid-19, vetëm një numër i vogël i tyre ishin duhanëpirës.

Për më tepër në Francë, nga 350 pacientë me koronavirus, vetëm 5 përqind e tyre ishin duhanpirës.

Profesor Zahir Amoura, i cili është dhe autori i studimit, deklaroi se do të kishte 80 përqind më pak pacientë me Covid-19 që konsumojnë duhan, se sa pjesa tjetër e popullsisë së përgjithshme e të njëjtit seks dhe moshë.

Amoura tha se duke studiuar receptorin qelizor të koronavirusit, doli se nikotina parandalon futjen e virusit në qelizat njerëzore dhe bllokon shtrirjen e tij në organizëm. Për t’a vërtetuar një tezë të tillë, ekipi i drejtuar nga Amoura, do të kryejë testime të dozave të nikotinës me metoda të ndryshme.

Kështu që testet do të ndihmojnë për të kuptuar nëse ata do mund të punojnë për të mbrojtur personelin mjekësor nga pacientët e shtruar me Covid-19 në spital, si dhe të ndihmojnë në shërimin e personave të infektuar.

Megjithatë, studimi ka krijuar një debat mes mjekëve dhe shkencëtarëve, pasi studimet klinike deri më tani kanë treguar se konsumimi i duhanit është një nga faktorët e rrezikut për rritjen e vdekshmërisë si pasojë e Covid-19.

Përveç këtij fakti dhe përtej infeksionit me koronavirus, konsumimi i duhanit mund të shkaktojë edhe shumë sëmundje të tjera, para së gjithash kancer në mushkëri.

“Është e rrezikshme që të rikthehet një ves i keq, siç është vesi i pirjes së duhanit, i cili me gjasë mund të ndihmojë në trajtimin e asaj që është sot urgjenca kryesore epidemike në të gjithë botën”, tha Giovanni Maga, profesor i Gjenetikës Molekulare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë parashikohet në muajt e ardhshëm?

Burrat apo gratë? Kush rrezikohet më shumë nga Koronavirusi?

Analiza e 'Corriere della Sera' për koronavirusin

Përse kaq shumë viktima në Itali?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!