MENU
klinika

"Kështu kërkoi Amerika"

Abazi: Qeveria pranoi testet nga Serbia pa reciprocitet

19.04.2020 - 14:56

Zyrtar i Vetëvendosjes, Boiken Abazi, ka konfirmuar se testet e Serbisë donacion për Kosovën kanë hyrë në territorin kosovar pa u respektuar reciprociteti pasi kështu kanë kërkuar amerikanët.

Ai ka thënë se Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka kërkuar që ky donacion të hyjë në Kosovë pa reciprocitet.

“Ambasada është shprehur më herët se është dakord për importe nga Serbia në Kosovë pa reciprocitet. Por ja që përfaqësuesit e Lëvizjes nuk janë të pafytyrë, nuk luajnë lojë të pisët, nuk përdorin formula dhe etiketa banale në llogaritjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me aleatët tanë”, ka treguar Abazi.

“Po të ishin përfaqësuesit e Lëvizjes pa parime e të pafytyrë, po të luanin të njëjtën lojë të pisët si regjimi i vjetër, do i kishin përsëritur pa pushim atyre që po ankohen për testet nga Serbia se janë “anti-amerikanë”, se po duan të na prishin marrëdhëniet me ShBA-të, m.q.s I kemi pranuar testet pa hequr reciprocitetin, pa i prishur marrëdhëniet me ShBA-të dhe pa i quajtur “anti-amerikanë” ata që po çirren kundër testeve. Ja që mund të vendosësh drejtësi me Serbinë pa hakmarrje mesjetare, por me rregullat e shtetit modern dhe ligjit ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Ndryshe, mediat prestigjioze botërore kanë raportuar për 1000 mijë testet për Covid-19 që Serbia ia ka dhuruar Kosovës vlera e të cilave është 35 mije euro.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për 1000 mijë testet e dërguara nga Serbia për Kosovën në shenjë solidariteti kundër koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Në lajmin e publikuar nga Reuters citohet një zyrtar serb i cili ka pasur qasje me dorëzimi e testeve ka thënë agjencisë ndërkombëtare të lajmeve në kushte anonimiteti se “Beogradi ka shpërndarë testet pa asnjë kusht politik por vetëm me dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij virusi”.

Lajmin e njëjtë më pastaj e ka publikuar edhe gazeta prestigjioze amerikane New York Times dhe media të tjera botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Solidaritet kundër koronavirusit

Serbia i dërgon Kosovës 1000 teste


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat