MENU
klinika

Frika nga COVID-19

Amerikës i duhen vite ‘të shërohet’

27.04.2020 - 08:51

4.4 milion amerikanë të tjerë kanë paraqitur ankesa për papunësinë javën e kaluar, duke çuar në tatal numrin e njerëzve që kanë humbur punën në pesë javët e kaluara në 26.5 milion.

Presidenti Donald Trump mendon se ankesat për papunësi do marrin fund pasi të fillojë sërish jeta normale dhe bizneset hapen, klientët do jenë të lirë të blejnë dhe të shpenzojnë përsëri.

Por nga frika e koronavirusit shumë biznese si dyqane, restorante, bare dhe kinema da hapen me kapacitet të zvogëluar dhe nuk ka asnjë garanci që njerëzit do fitojnë sërish vendin e punës që kanë pasur.

Më pak punëtorë do të thotë më pak njerëz me para për të blerë makina dhe për të shkuar me pushime, që do të thotë se industri si turizmi, argëtimi dhe mikpritja nuk do e rimarrin veten shumë shpejt.

Pasi të fitohet beteja kundër karanavirusit, lufta për të ringjallur Amerikën ka të ngjarë të vazhdojë për vite me radhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Por duke patur parasysh disa rregulla

SHBA, shtetet rihapin ekonominë