MENU
klinika

Pajisje të tjera mjekësore

BE-ja i dërgon Serbisë 800 mijë maska

19.04.2020 - 10:02

Një aeroplan i ngarkuar me 800 mijë maska dhe pajisje të tjera mjekësore nga BE-ja ka arritur të shtunën në Aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd. Sipas Ministrisë për Integrime Evropiane, Brukseli ka financuar prokurimin dhe transportimin e tyre me aeroplan për në Serbi.

Kjo dërgesë është bërë si pjesë e planit të përgjithshëm për ndihmë ndaj Serbisë në luftën kundër koronavirusit. “Një falënderim i madh për tërë Bashkimin Evropian”, tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, pas pranimit të këtyre ndihmave.

Më 8 prill, Bashkimi Evropian i ndau 15.6 miliardë euro për ta luftuar pandeminë. Për Serbinë i ndau 93 milionë euro si ndihmë për pasojat shëndetësore, ekonomike dhe sociale të koronavirusit.

Sam Fabriq, udhëheqës i delegacionit të BE-së në Serbi, paralajmëroi se në këtë shtet do të arrijnë edhe pajisje të tjera gjatë ditëve të ardhshme. “Bashkimi Evropian po vazhdon ta ndihmojë Serbinë në këtë kohë të vështirë”, tha ai.

Serbisë i është premtuar ndihmë edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë përmes dhurimit të respiratorëve, ndërsa ndihma për këtë shtet tashmë kanë ofruar, Turqia, Rusia dhe Kina.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat