MENU
klinika

'Një lloj i ri bashkëpunimi global"

Bota pas virusit Korona me ekonomi ndryshe

01.04.2020 - 08:52

Bota duhet të jetë mbas koronavirusit me ekonomi ndryshe, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Ai dha një konferencë shtypi për raportin e OKB për luftimin e pandemisë dhe pasojave socio-ekonomike.

“Ky është momenti i së vërtetës”, thotë Guterres, kur qindra mijëra njerëz në botë janë prekur nga Covid 19. Kriza më e madhe që ka kaluar OKB gjatë ekzistencë së së saj kërkon që ekonomitë drejtuese të botës “të japin mbështetje financiare dhe teknike për njerëzit dhe vendet më të varfëra”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB. Antonio Guterres dha të martën, 31.03. Një konferencë virtuale shtypi ku publikoi raportin e OKB me titull: “Ndarje përgjegjësive, solidaritet global”, ku flitet për krizën e shkaktuar nga Covid 19 formula e luftës kundër tij. Udhëzimet si duhet luftuar virusi i ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe Guterres kërkon që vendet t’i përmbahen atyre. Por ai kërkon që vendet të mos luftojnë vetëm virusin, por të luftojnë edhe pasojat e thella që shkaktohen prej tij.

Përgjigja e duhur ndaj pasojave kërkon që vendet të japin të paktën 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, për të luftuar me afat të gjatë, në mënyrë të koordinuar dhe multilaterale virusin dhe pasojat. “Sistemi i OKB është mobilizuar krejtësisht në dhënien e udhëzimeve për përpjekjet globale”, tha Guterres. OKB ka krijuar me partnerë të tjerë një fond për të mbuluar nevojat e vendeve me të ardhura të pakta dhe të mesme.

5 trilionë dollarë nuk mjaftojnë!
I pyetur nga gazetarët për gjendjen e deritanishme, Guterres thotë se takimi i G20 tregoi se drejtimi është në rrugën e duhur por se ka ende shumë për të bërë. Ai thotë, se nuk ekziston ende një plan i koordinuar nga të gjitha vendet për të luftuar virusin sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ne na nevojitet një aksion ku të gjitha vendet të bëjnë të njëjtat përpjekje për të luftuar transmetimin e mëtejshëm të virusit”, tha Guterres. Për gjendjen financiare ai shpjegon se janë mobilizuar 5 trilionë dollarë amerikanë, por nevojiten ende shumë më tepër, “sidomos sa i përket mobilizimit të vendeve të zhvilluara për të mbështetur ekonominë e vendeve të veta”.

Guterres kërkon mobilizimin e burimeve të reja nga vendet e zhvilluara duke përmendur SHBA si një shembull, ku është aprovuar paketa 2 trilion dollarëshe, që përbën gati dhjetë përqind të ekonomisë. “Këtë gjë duhet ta shohim në nivel global”, thotë ai, duke kërkuar mbështetje më efektive për Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Covid-19 mund të shënojë fillimin e një lloji të ri bashkëpunimi global”, tha Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB.
Brenda 12 javëve sëmundja e shkaktuar nga virusi Corona kaloi në pandemi, duke prekur 199 vende dhe territore të botës, gati gjysmë miliardë njerëz dhe duke shkaktuar vdekjen e gati 42 mijë vetëve. /DW/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë paralajmëron analiza e ekspertëve?

Bota përballë një vale të nacionalizmit ushqimor?