Hapja e llogarive të reja bankare do të jetë pa kosto, për të gjitha qytetarët që do të përfitojnë ‘pagën e luftës’ nga paketa sociale e vënë në dispozicion nga qeveria, në kuadër të masave kundër COVID-19.
Banka e Shqipërisë njofton se, në kuadër të masave të marra nga Qeveria Shqiptare, ka trajtuar edhe hapja e llogarive të reja bankare për të gjitha ato palë që do të përfitojnë nga paketa sociale e vënë në dispozicion nga qeveria dhe që aktualisht nuk janë të pajisur me një llogari.
Për të lehtësuar këtë proces, është diskutuar me bankat tregtare që hapja e këtyre llogarive të jetë në një kohë sa më të shkurtër dhe pa kosto të panevojshme.
Qeveria, në planin e saj financiar për të përballuar situatën ndaj COVID-19, parashikoi mbështetje direkte për biznesin e vogël, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, përmes dhënies së një page prej 26 mijë lekë (e ashtuquajtur paga e luftës)