MENU
klinika

Çfarë ndodh pas shërimit nga Koronavirusi?

“Dëmi mund të jetë i përhershëm”!

03.04.2020 - 10:08

Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën ka arritur në 1 milion, numri i të shëruarve është fatmirësisht më shumë se katër herë më i madh se numri i vdekjeve. Por ekspertët mjekësorë i thanë “France 24” se COVID-19 mund të shkaktojë dëme të mëdha afatgjata në mushkëri, zemër, tru dhe organe të tjera – dhe se për disa pacientë, këto ndërlikime mund të jenë të përhershme.

Prej mbi 950 000 raste të koronavirusit deri më tani në të gjithë globin, rreth 202 000 njerëz janë shëruar, ndërsa më shumë se 48 000 kanë vdekur. Sipas mjekëve disa të mbijetuar nga COVID-19 kanë zhvilluar sindromën e shqetësimit të frymëmarrjes akute (ARDS) – një gjendje e rëndë që, për pacientët më të brishtë, mund të zgjasë për pjesën tjetër të jetës së tyre.
Revista mjekësore “Lancet” ishte një nga të parët që e dha alarmin, duke publikuar një raport në shkurt që tregon se 29 përqind e një grupi pacientësh në “Ëuhan” të cilët studiuesit i gjetën nga mesi i dhjetorit dhe fillimi i janarit kishin marrë ARDS.

Një raport i ngjashëm nga Fakulteti Britanik i Mjekësisë për Kujdes Intensiv, botuar në “The Sunday Times” më 15 Mars, zbuloi se rreth 17 përqind e pacientëve në kujdes intensiv, që analizuan zhvilluan sindromën. Për më tepër, disa ditë para se mjekët britanikë të publikonin gjetjet e tyre, studiuesit e mjekësisë në Hong Kong zbuluan se, nga një studim i vogël i 12 pacientëve që u larguan nga spitali pasi u shëruan nga koronavirusi, dy ose tre prej tyre kishin zvogëlim të funksionit të mushkërive.

“Dëmi mund të jetë i përhershëm”

Koronavirusi është trajtuar “sikur të jetë jeta dhe vdekja – nëse keni kujdesin e duhur mjekësor ju mund të mbijetoni – por disa të mbijetuar kanë probleme që zgjasin”, vuri në dukje Lynn Goldman, dekani i Shkollës së Institutit Milken të Shëndetit Publik në George Washington University. “Për shkak të sa serioze është ARDS, dëmi mund të jetë i përhershëm.”
“Një numër i madh i të mbijetuarve ARDS nuk janë në gjendje të kthehen në punë,” shtoi Onjen Gajic, një specialist në Departamentin e Mjekësisë Pulmonare të Klinikës Mayo në Rochester, Minesota.

ARDS nuk është një fenomen i ri – u përshkrua për herë të parë në vitin 1967. Shkaqet e zakonshme përfshijnë pneumoni dhe raste serioze të gripit. Simptomat përfshijnë gulçim ekstrem, këputje dhe përhumbje. Ashtu si sistemet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, ai mund të dëmtojë organet e tjera jetësore duke penguar furnizimin e mushkërive me oksigjen të mjaftueshëm.
Me koronavirusin, pacientët mund të vuajnë nga “inflamacioni dhe grumbullimi i lëngjeve në një pjesë të konsiderueshme të mushkërive, gjë që kufizon aftësinë e tyre për të marrë oksigjen të mjaftueshëm në gjaku, për të mbështetur funksionin normal të organeve”, shpjegon Julie Fischer, një profesor i asocivar i kërkimit të mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin Georgetoën.

“Pacientët e sëmurë rëndë kërkojnë ventilim mekanik për t’i mbajtur indet e tyre të furnizuara me oksigjen. Inflamacioni dhe ventilimi mekanik i nevojshëm për të ndihmuar pacientët të mbijetojnë mund të dëmtojnë indet delikate të mushkërive që janë të përfshira në transferimin e oksigjenit, gjë që mund të ndikojë në funksionimin e mushkërive edhe pas shërimit nga sëmundja akute Covid-19”.

“Mbijetesa është vetëm fillimi”

“Në rastet serioze të COVID-19 pneumonia virale përparon në ARDS më shpesh sesa në grip”, vërejti Gajic.

Panagis Galiatsatos, pulmonolog dhe asistent profesor në Shkollën e Mjekësisë Universitare Johns Hopkins: “Sfida në kujdesin intensiv për një gjendjeje kritike është se dy organet që ne i kushtojmë shumë rëndësi janë zemra dhe mushkëritë, kërkon shumë strategji në përpjekjen për t’i mbrojtur dhe ne e dimë se do të ketë pasoja edhe për sistemet e tjera të organeve. Veshkat, për shembull, fillojnë të vetëshkatërrohen, kështu që është e zakonshme që pacientët në ventilatorët mjekësorë për ARDS kërkojnë dializë. Përmbytja e trurit me ilaçe për të provokuar një gjendje kome shkakton një nivel të tillë deliri që nuk kapërcehet më”.

Galiatsatos pajtohet me Goldman që për disa të mbijetuar, efektet e ARDS të shkaktuara nga koronavirusi nuk mund të zhduken kurrë: “Disa pacientë do të shërohen brenda tre muajve, por për të tjerët mund të jetë gjatë gjithë jetës. Mbijetesa është vetëm fillimi i udhëtimit për një individ që kalon koronavirusin. Sa më shpejt ta kuptojmë se ky do të jetë kapitulli tjetër i pandemisë, aq më mirë për ne”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!