Ekonomia e Kinës u tkurr për herë të parë në disa dekada në tremujorin e parë të vitit, pasi fabrikat dhe bizneset u detyruan të mbyllen për shkak të virusit. Ekonomia e dytë më e madhe në botë u kontraktua me 6.8% sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten.
Ndikimi financiar i koronavirusit në ekonominë kineze do të jetë një shqetësim i madh për vendet e tjera. Kina është një fuqi ekonomike, si konsumator dhe prodhues i madh i mallrave dhe shërbimeve. Kjo është hera e parë që Kina ka parë tkurrjen e ekonomisë së saj në tre muajt e parë të vitit që kur filloi të regjistrojë shifrat tremujore në 1992.
“Tkurrja e PBB-së në janar-mars do të përkthehet në humbje të përhershme të të ardhurave, të pasqyruara në falimentime nëpër kompani të vogla dhe humbje pune”, tha Yue Su në Njësinë e Inteligjencës Ekonomike. Vitin e kaluar, Kina pati një rritje të shëndetshme ekonomike prej 6.4% në tremujorin e parë, një periudhë kur ajo u mbyll në një luftë tregtare me SHBA.
Në dy dekadat e fundit, Kina ka parë rritje mesatare ekonomike rreth 9% në vit, megjithëse ekspertët kanë vënë në dyshim rregullisht saktësinë e të dhënave të saj ekonomike.Ekonomia e saj u ndalgjatë tre muajve të parë të vitit për shkak të karantinës në shkallë të gjerë për të parandaluar përhapjen e virusit në fund të janarit.
Si rezultat, ekonomistët kishin pritur shifra të errëta, por të dhënat zyrtare vijnë edhe më keq sesa pritej. Nga të dhëat e tjera kryesore të publikuara në raportin e së premtes:
Prodhimi i fabrikaveu ul me 1.1% në mars ndërkohë që Kina ngadalë rifilloi prodhimin.
Shitjet me pakicë ranë 15.8% muajin e kaluar pasi shumë blerës mbetën në shtëpi.
Papunësia arriti në 5.9% në muajin mars. /BBC