MENU
klinika

Rebelohen dy legjendat afrikane

Eto’o dhe Drogba: Nuk jemi kavie për Covid-19

03.04.2020 - 14:37

“Nuk jemi kavie laboratori”. Me këto fjalë, dy ndër legjendat e futbollit afrikan, Didier Drogba dhe Samuel Eto’o, kanë kundërshtuar me forcë dhe me fjalë të ashpra propozimin e bërë nga dy mjekë francezë në televizion, të cilët kërkonin që ta eksperimentonin në Afrikë vaksinën kundër koronavirusit.

Video e dy mjekëve u shpërnda në rrjetet sociale edhe nga lojtarë të tjerë, sigurisht e shoqëruar me shumë ofendime, urrejtje e kërcënime. Profesori Jean-Paul Mira, drejtues i njësisë së kujdesit intensiv në Spitalin Cochin në Paris, tha: “Nëse unë mund të jem provokues, a nuk duhet ta bëjmë këtë studim në Afrikë, ku nuk ka maska, asnjë trajtim, as ringjallje? Njësoj si për disa studime të AIDS, kur prostitutat provojnë gjërat, sepse ne e dimë se ata janë të pambrojtur”.

Profesori Camille Locht, drejtor i kërkimit në Inserm, u përgjigj: “Ju keni të drejtë. Aktualisht ne po mendojmë paralelisht për një studim në Afrikë.” Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Kamerunit, Eto’o, u trondit nga këto komente, teksa reagoi: “Afrika nuk është parku juaj i lojërave”.

Ndërkohë, edhe ish-sulmuesi i Marseille, Didier Droga, nuk mund të mungonte me kundërsulmin e tij: “Është absolutisht e papranueshme, se çfarë na duhet ende të durojmë. Afrika nuk është një laborator testesh. Mos i merrni dhe t’i përdorni afrikanët si kavie”. Ish-futbollisti i Chelsea dhe i Bregut të Fildishtë akuzoi mjekët se i trajtojnë njerëzit si derra në Afrikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Bregu i Fildishtë, te Champions

Didier Drogba, afrikani me më shumë trofe