29.04.2020 - 07:23
Facebook investoi $5.7 miliard në Platformën Jio, një firmë telekomi dhe teknologjie që është pjesë e perandorisë së Industrive Reliance në Indi, duke i dhënë 10% të aksioneve.
Në pesë vitet e fundit mbi 560 milion njerëz në Indi kanë marrë akses në Internet. Facebook do të përfitojë nga ky potencial duke krijuar mundësinë për të lidhur shërbimet e biznesit të vogël Jio, me WhatsApp me qëllim që klientët të mund të kenë “një eksperiencë të qetë telefonie celulare”.