Zelanda e Re ka arritur ta ndalojë transmetimin në komunitet të Covid-19, duke eliminuar në mënyrë efektive virusin. Ditët e fundit në Zelandën e Re ka pasur vetëm pak raste të infektuar me koronavirus, ndërsa ditën e diel vetëm një rast i vetëm dhe kjo ishte një fitore e madhe, shkruan BBC.
Kryeministrja Jacinda Ardern deklaroi se virusi, aktualisht, është “eliminuar” . Ajo tha se nuk ka më raste të pazbuluara me koronavirus dhe se vendi e ka fituar betejën. Zelanda e Re do të heqë disa nga masat e saj kufizuese.
Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Dr. Ashley Bloomfield tha se vendi kishte arritur “qëllimin e saj të eliminimit”. Ai paralajmëroi se “eliminimi” nuk do të thotë se nuk do të ketë raste të tjera, “por do të thotë se e dimë nga vijnë ato”.
Arden sqaroi se nuk ka më përhapje masive të sëmundjes, duke shtuar: “Ne e fituam atë betejë. Por duhet të mbetimi vigjilentë”. Por si arriti Zelanda e Re ta frenonte epideminë? Përveç masave të rrepta të izolimit, vendi i mbylli shumë herët kufijtë e tij dhe aktivitetet.
Që në fillim të sëmundjes, kush hynte në Zelandën e re duhej t`i nënshtrohej karantinës së detyruar, ndërsa zhvilloi një operacion tejet të gjerë testimi dhe gjurmimi të virusit.
Deri më tani në vend janë shënuar 19 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 1500 raste , ku rreth 80% e pacientëve janë shëruar.