MENU
klinika

Ish-trajneri i Italisë në ankth

“Kanë humbur jetën më shumë nga sa thonë”

10.04.2020 - 20:10

Italia është vendi i parë në botë për nga humbjet e jetëve njerëzore për shkak të COVID-19. Cesare Prandelli, trajneri që ka drejtuar edhe përfaqësuesen italiane të futbollit, ka shpërthyer në akuza mbi mënyrën se si është reaguar ndaj koronavirusit.

“Sa herë që më vjen një telefonatë nga Orsinuovi (qyteti ku banon), jam gjithmonë i shqetësuar. Isha me fat se u largova 2 ditë para se të mbyllej gjithçka dhe tani jam në Firenze. Jetoj me dhimbje, shqetësim dhe ankth Në Orsinuovi ka shumë të vdekur e kam dëgjuar histori të tmerrshme, mendonim se mes qytetit dhe Bergamos do të mbyllej gjithçka, por nuk ndodhi.

Kur arrin një cunam i tillë, vështirë se arrin të organizosh gjithçka. Ka histori me të vdekur që nuk regjistrohen? Po, absolutisht po. Të vdekurit janë shumë më tepër. Nëse nuk kujtojmë atë që po kalojmë, do të thotë që nuk kemi të ardhme, që duhet të shuhemi. Mendimet shkojnë tek e ardhmja, si do të jetë, për ne dhe fëmijët tanë.

Gjëja e pabesueshme është se për herë të parë nuk ka smog, detet janë të pastra, ndoshta është një mesazh nga natyra që të rifillojmë nga këtu. Do ta nisja nga shkolla, edukimi, kërkimi…këto janë investimet që ne italianët duhet të bëjmë”, – shprehet Prandelli.

Nuk mund të mungonte komenti i Prandellit për futbollin: “Për mua futbolli është një punë dhe pasion. Duhet të transmetojë gëzim dhe njerëzit nuk më duken të përgatitur për këtë. Nga spitali në varrezë dhe pastaj stadium, më duket e ekzagjeruar. Do të duhet të rifillojmë, padyshim, por si fillim me dyer të mbyllura, në këtë moment prioritetet janë të tjera. U vonuan edhe të ndaleshin.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shpërthen" kryeministri slloven

“Vendim kriminal”, kreu i UEFA-s nën akuzë