MENU
klinika

6 pika kontrolli për të ndaluar hyrje-daljet

Kosovë/ Një fshat i tërë në karantinë

03.04.2020 - 08:03

Fshati Korishë në Kosovë është vendosur mbrëmë në karantinë për shkak të një rasti me koronavirus, burimi i infektimit të të cilit, nuk është zbuluar ende.

Mediat kosovare raportojnë sot se, në këtë fshat Policia është vendosur në gjashtë pika, duke bllokuar hyrjet dhe daljet në fshat me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Fshati do të jenë në karantinë deri në një vendim tjetër, ndërsa në emisionin “Zyra e Ankesave” të RTV Dukagjinit u tha se hyrje-daljet janë bllokuar për në këtë fshat përveç atyre që kanë lejen e lëvizjes.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim dhe bashkëpunim për luftimin e koronavirusit.

“I ftoj të gjithë kontaktet e personit që të vetizolohen për dy javë dhe nëse kanë simptoma të telefonojnë në numrin 038 200 80 800”, ka thënë Haskuka.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat