MENU
klinika

aAshpërson masat kufizuese

Kosovë/ vetëm 90 minuta në ditë jashtë shtëpisë

13.04.2020 - 20:34

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për shtyp ka deklaruar se çdo qytetar kosovar mbi 16 vjeç mund të dalë në ditë vetëm 90 minuta jashtë shtëpisë, i pashoqëruar dhe vetëm për pazare apo pagesa bankare.

Vitia shprehet se kjo masë hyn në fuqi prej së mërkurës dhe kush e shkel ka 200 euro gjobë. Sa për personat nën 16 vjeç apo personat me aftësi të kufizuara do të jetë e nevojshme dhe përjashtuese shoqërimi nga një kujdestar në këtë rast.

“Për personat mbi moshën 16 vjeçare lejohet qarkullimi për furnizim me ushqime për familje dhe pagesa bankare për jo më shumë se 1 orë e gjysmë.

Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përveç në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjeç në prani të kujdestarit”, tha ndër të tjera Vitia.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat