MENU
klinika

Shpjegimi i BSH

Kredia është e pambrojtur ndaj kursit të këmbimit

29.04.2020 - 12:05

Në fund të vitit 2019, ajo ra në 132 miliardë lekë, 5% më pak krahasuar me një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë kjo ka ardhur kryesisht për shkak të uljes së kreditimit në euro, që zë edhe pjesën më të madhe të kredisë në valutë të huaj.

Kredia është e pambrojtur ndaj kursit të këmbimit në rastin kur huamarrësi i ka të ardhurat në një valutë tjetër nga ajo që paguan kredinë. Huaja në fjalë është e përqendruar kryesisht tek bizneset, me 68% të totalit, ndërsa kredia për individët dhe ajo për qeverinë zënë përkatësisht 28% dhe 4%.

Në vitet e fundit, statistikat tregojnë një zhvendosje të dukshme të kreditimit drejt lekut. Sipas ACP, në fund të vitit 2019, kredia në lekë përbënte 48.7% të kredisë për sektorin privat, 10 pikë përqindje më shumë krahasuar me pesë vjet më parë.

Portofoli i kredisë në lekë është mbështetur nga ulja e ndjeshme e normave të interesit dhe, në veçanti, nga ngushtimi i hendekut krahasuar me interesat e kredisë në euro.