MENU
klinika

Koronavirus dhe 5G

Ky është “truri” pas teorive të komplotit

26.04.2020 - 08:04

Në mbarë botën, në fund të Marsit, u shpërnda një mesazh audio në të cilin një person, i cili u prezantua si ish-drejtuesi i një kompanie të madhe telekomunikacioni, pretendoi se koronavirusi ishte pjesë e një komploti botëror për të instaluar rrjetin 5G të telefonat celular, për të gjurmuar popullsinë e botës nëpërmjet vaksinave, dhe për të shkatërruar shoqërinë njerëzore.

Në fakt, sipas Guardian, zëri në mesazhin audio i përket një predikuesi ungjillor nga Luton, i cili kohët e fundit u përpoq të bindte banorët e Zimbabvesë që të përdornin kriptovaluta në ekonominë e tyre. Behët fjalë për jonathon James, i cili predikon në kishat e Bedfordshire dhe i cili ka qenë në gjendje të përcjellë tek miliona njerëz idenë që Covid-19 është një sëmundje e rreme e shpikur për të mbuluar efektet e 5G .

“Nuk është një luftë biologjike, është një reagim i trupave tanë ndaj frekuencës së radios dhe rrezatimit,” tha james përgjatë 38 minutave të mesazhit audio, duke pretenduar se shtimi i vdekjeve në të gjithë botën ishte shkaktuar nga helmimi i qelizave njerëzore nga valët e rrjetit. “Ata janë duke përdorur koronavirusin për të fshehur faktin se njerëzit po vdesin nga frekuenca 5G.”

Gjatë mesazhit, ai pretendoi se Bill Gates është i përfshirë në këtë komplot. Ajo e ashtuquajtura vaksinë nga Bill Gates është një mikroçip për të reduktuar popullsinë e botës. Pavarësisht se shumë kopje të mesazhit audio janë fshirë nga Youtube pasi ato shkelin politikën e saj për dezinformom të rrezikshëm, përdoruesit vazhdojnë ta ngarkojnë përsëri audio mesazhin në Youtube.

Në formën e një predikimi, audio mesazhi gjithashtu vazhdon të qarkullojë në WhatsApp dhe në rrjetet e tjera sociale. Pjesa më e madhe e besueshmërisë së kësaj audio mesazhi bazohet në pretendimin e james-it se ai ishte një ish-drejtues i lartë i Vodafone, duke i mundësuar atij qasje në informacione konfidenciale rreth teknologjive të reja të përdorura nga gjigandi i telekomunikacionit.

Nga ana tjetër, Vodafone deklaroi se megjithëse James kishte punuar me të vërtetë në këtë kompani, ai ishte punësuar në departamentin e marketingut në vitin 2014, në një kohë kur 5G nuk ishte një përparësi për kompaninë – Gjithashtu, James ka punuar për më pak se një vit për Vodafone.

James pati një karrierë mjaft interesante pasi ai u largua nga Vodafone. Ai pretendon se ka këshilluar guvernatorët e bankës qendrorë të Kongos dhe Bangladeshit që të përdorin kriptovaluta, ndërsa fotografohej pranë presidentit të Afrikës së Jugut.

Në vitin 2018, ai punoi si këshilltar financiar për partinë opozitare në Zimbave, duke argumentuar se kriptovaluta mund të shpëtojë ekonominë e vendit nëse do të lidhej me rezervat e diamantit përmes teknologjisë së blockchain.

James nuk preferoi të komentonte akuzat e Guardian, por u mjaftua duke thënë: Kam disa detyrime mjaft të rëndësishme ndaj një kryetari shteti, të cilat kërkojnë vëmendjen dhe kohën time të plotë”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!