MENU
klinika

Sot kthehen në shtëpi

Lajm i mirë nga Kosova, 95 të izoluar rezultojnë negativë

05.04.2020 - 09:16

Kanë rezultuar negativë 95 persona të cilët po qëndronin të izoluar në konviktet e studentëve në Prishtinë. Testimi i këtij grupi u bë dje dhe ky është grupi i tretë nga Qendra e Studentëve.

Izet Sadiku, infeksionist në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar se grupi në fjalë lirohet sot në shtëpi.

“Karantina- COVID 19. Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve. Janë testuar 95 persona për COVID19 dhe të gjithë janë negativë!Nesër (e diel) ky grup lirohet në shtëpi!#rrinshpi”, ka shkruar Sadiku.

Numri i të infektuarve me koronaivrus në Kosovë ka arritur në 140. Nga ky numër, 23 janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat