MENU
klinika

Merkel, 20 vjet në krye të partisë

Mandati i fundit dhe kriza e fundit!

10.04.2020 - 15:14

Kancelarja Angela Merkel shënoi dy dekada që kur u zgjodh për të udhëhequr Unionin Kristian Demokratik të Gjermanisë (CDU), në një kohë kur vendi përballet me një pandemi.

Megjithëse ajo hoqi dorë nga drejtimi i partisë në vitin 2018, Annegret Kramp Karrenbauer, që u votua si drejtuese e re e CDU, hoqi dorë shumë shpejt, gjë që do të thotë se Merkel është akoma, të paktën në mënyrë simbolike, në krye të partisë konservatore.

Në vitin e saj të fundit si  kancelare, vendi përballet me urgjencën shëndetësore të koronavirusit që ka shkaktuar probleme në të gjithë globin, me pasoja për ekonomitë vendase dhe ndërkombëtare, duke paraqitur një provë për udhëheqësit me përvojë dhe të rinj ashtu.

Më 10 Prill 2000, rreth 897 nga 935 delegatë në konferencën e partisë CDU në qytetin perëndimor të Essen votuan Merkel. Ai shënoi momentin që një grua u bë udhëheqëse e një partie të madhe politike gjermane për herë të parë.

Ajo ishte nga Gjermania Lindore dhe kishte vetëm 10 vjet në politikë, por ajo mësoi shumë nga kancelari konservator i Gjermanisë, Helmut Kohl, për një kohë të gjatë.

Merkel u bë kancelare vetëm pesë vjet më vonë. Dhe gjatë kohës që Merkel ka udhëhequr, Gjermania ka patur stabilitet dhe prosperiteti ekonomik.

Por gjithashtu ka kaluar kriza të ndryshme, dhe Merkel arriti të ruajë  qëndrueshmërinë pas secilës prej tyre.

Kriza globale financiare e vitit 2008 dhe kriza e borxhit të euros ishin sfidat kryesore, por Merkel ende arriti ta çonte bashkimin CDU/CSU drejt rizgjedhjes në 2013.

Edhe pas vendimit të saj të diskutueshëm për të lënë një milion migrantë të hynin në Gjermani, gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015, Merkel ende arriti që partia e saj të rizgjidhej në 2017.

Dhe vetë Merkel ka arritur të qëndrojë “gjallë”. Ndonëse “e plagosur”, ajo mbetet politikanja më e njohur në vend edhe sot e kësaj dite.

Merkel ishte zotuar se mandati i saj aktual do të ishte i fundit. Tani, ajo përballet me pandeminë koronavirus, të cilën ajo e ka cilësuar si sfidën më të madhe me të cilën është përballur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ky mund të jetë testi i saj më i madh akoma. Por në këtë krizë përfundimtare dhe kritike, gjermanët po e mbështesin atë. Rreth 80% e votuesve ishin të kënaqur me trajtimin e krizës, sipas një sondazhi të ZDF, Forschungsgruppe Wahlen.

Tani më shumë se kurrë, gjermanët duket se po kërkojnë jetëgjatësinë dhe përvojën e Merkel.

Përkthyer dhe përshtatur nga Deutsche Welle/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy “shtylla binjake”të një aleance të madhe

Pse Evropës i duhet Amerika?