21.04.2020 - 13:31
LDK dhe Isa Mustafa janë në pritje të një letre nga Thaçi që ky i fundit ti japë mandatin e formimit të një qeverie të re pa LVV.
LVV po refuzon të çojë një emër për kryeministër të ri pasi kërkon zgjedhje por LDK ka bërë lëvizjet e veta duke pranuar një koalicion me AAK- Nisma Socialdemokrate.
Letra nuk ka mbërritur ende në adresën e Isa Mustafës por ai thotë se është në pritje të saj.
“Akoma nuk kemi ftesë, kur të na thërrasin apo të kemi ndonjë letër zyrtare nga presidenca, do të përgjigjemi dhe do të shohim se çfarë të bëjmë”, u shpreh shkurt Mustafa.