MENU
klinika

Rekordmeni i Botërorit

Miroslav Klose, trajner te Bayern Munchen

28.04.2020 - 13:58

Fituesi i Kupës së Botës, Miroslav Klose, do të jetë zëvendëstrajneri i Bayern Munich që nga 1 korriku i këtij viti. Gjiganti mediatik Eurosport raporton se Klose, që aktualisht është trajner i ekipit nën 17 vjeç po te bavarezët, do të hyjë në rolin e tij të ri me të përfunduar kampionati i moshave, duke mbështetur kështu Hansi Flick, i cili vetëm 1 javë më parë u konfirmua për dy vitet e ardhshme.

Golashënuesi më i mirë i Botërorëve me 16 gola në total ishte në dilemë, për të pranuar një ofertë nga klube të tjera në Bundesligë apo të qëndronte në Mynih në rolin e zëvendëstrajnerit. Klose zgjodhi këtë të dytën, për të qëndruar brenda familjes. Tashmë 41-vjeçari do të marrë pjesë në kursin e trajnimit të Federatës së Gjermanisë seri në qershor.

“Unë e kam njohur Miron për një kohë të gjatë dhe e kam njohur me të si shumë besnik, me personazh dhe me një nivel të lartë aftësish shoqërore. Unë mendoj se ai do të ishte një pasuri për ekipin tonë stërvitor,” – tha së fundmi Flick.

Klose luajti për Bayern Munchen nga viti 2007 deri në vitin 2011, duke shënuar 53 gola në 150 ndeshje. Ndërkohë, Klose ka qenë edhe pjesë e Kaiserslautern e Werder Bremen më parë në Bundesligë dhe Lazios në Serie A, ku mbylli karrierën. Me Gjermaninë u aktivizua për 13 vjet, nga 2001 deri 2014, me 137 ndeshje në total dhe 71 gola. Kulmi ishte viti 2014 me fitimin e Kupës së Botës dhe ku Klose vendosi rekordin me 16 gola të shënuar në finalet e Kupës së Botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN