MENU
klinika

Studime në Europë e Australi

“Ndihmon sistemin imunitar kundër COVID”, efektet e vaksinës kundër tuberkulozit

28.04.2020 - 20:27

Edhe pse ende e pakonfirmuar, studiuesit në botë janë të mendimit se vaksina kundër tuberkulozit mund të ndihmojë sistemin imunitar për të luftuar koronavirusin apo edhe të ndihmojë në parandalimin e infektimit.

Për këtë mjafton të shohësh edhe shpërndarjen gjeografike të COVID-19. Vendet më të goditura nga pandemia janë përgjithësisht vendet e zhvilluara, të cilat nuk kanë politika universale vaksinimi BCG. Ndërsa më pak të prekura janë vendet e Europës Lindore, India apo edhe vendet e Afrikës, të cilat e kanë të detyrueshme kryerjen e kësaj vaksine.

“Është një fakt tashmë i njohur se incidenca e infeksionit nga COVID19 është më e ulët në vendet që vazhdojnë të aplikojnë vaksinimin e detyrueshëm ndaj TBC në krahasim me vendet ku kjo vaksinë është fakultative.

Po kështu, u vu re që në fillim të epidemisë nga COVID-19 në Lombardi të Italisë, së në komunitetet ku kishte me shumicë ekstrakomunitarë si indianë, pakistanezë, senegalezë etj., pra, vende ku vaksina BCG është e detyruar, këta individë nuk sëmureshin nga COVID-19, ndërkohë që sëmundja ishte e përhapur ndër banorët italianë, ku kjo vaksinë nuk ishte aplikuar. Është për t’u përmendur fakti se kjo vaksinë u aplikohej ekstrakomunitarëve me detyrim nga qendrat shëndetësore italiane”, ka pohuar kështu edhe profesori i Imunologjisë, Genc Sulçebe.

Prej fillimit të këtij muaji, studiuesit janë duke testuar këtë vaksinë shekullore për të parë nëse mund të sigurojë mbrojtje ndaj COVID-19. Testet klinike të vaksinës Bacille CalmetteGuerin (BCG), e cila u aplikua për herë të parë në fillim të viteve 1920, kanë nisur në Europë, përkatësisht Holandë, Francë, Spanjë dhe Australi, për të parë nëse mund të ndihmojë në uljen e prevalencës dhe ashpërsisë së simptomave COVID-19.

“Ne zbuluam se kishte një ulje të numrit të vdekjeve që i atribuohen COVID-19 për milion/banorë në vendet që kanë vaksinime universale BCG krahasim me vendet, që nuk krijuan kurrë një politikë të tillë. Sa më parë vendosja e një politike të tillë, aq më e fortë është ulja e vdekshmërisë, në përputhje me një mbrojtje ndaj popullatës së moshuar, e cila preket më rëndë nga COVID-19”, ka shkruar “Forbes”. Në vendin tonë, kjo vaksinë ka nisur të kryhet që prej viteve 1967-1968 dhe vijon edhe aktualisht të kryhet në një dozë, brenda 48-orëshit të parë të jetës.

Profesor Kakarriqi: Ja roli që luan BCG

Eduard-Kakarriqi-780x405

Mjeku epidemiolog, profesor Eduard Kakarriqi, argumenton që në rastin e BCG apo vaksinës së tuberkulozit, nuk ka antikorpe humorale, sepse BCG jep apo krijon atë që quhet imuniteti i ndërmjetësuar me qeliza (Cell-mediated immunity). Pra, krijon atë imunitet që është bazamenti i imunitetit. “Ky imunitet që varet nga limfocitet T, pra, nga timusi, është bazamenti i imunitetit human. Është pikërisht ky imunitet që bjerrët, ulet, pëson rënie natyrore me kalimin e moshës, sidomos në sëmundjet e rënda siç janë sëmundjet malinje apo degjenerative etj. Nëse ju merrni një individ të moshës 80 vjeç që ka kaluar fruthin apo është vaksinuar kundër fruthit, në gjakun e tij do të detektoni antikorpet humorale kundrejt fruthit. Ai individ nuk sëmurët më nga fruthi, është i mbrojtur. Ndërsa imunitetit qelizor i tij apo imuniteti i ndërmjetësuar në qeliza që induktohet vetëm nga vaksina BCG, është ai imunitet që mbron mbi të gjitha kundrejt viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme. Kjo mund të jetë arsyeja apo shpjegimi që vendet, të cilat kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit, sikurse është vendi ynë, janë më të mbrojtura”, ka bërë me dije profesor Kakarriqi. Vaksina e tuberkulozit ka nisur të aplikohet në vendin tonë që prej viteve 1967-1968. Kjo do të thotë se të gjithë të lindurit në këtë fashë, pra, nga viti 1967 e deri më sot, e kanë kryer vaksinën e tuberkulozit. Për të sapolindurit, ajo bëhet në maternitet dhe është vaksina e parë që kryhet pas ardhjes në jetë. Lidhur me rolin që kjo vaksinë ka në parandalimin e koronavirusit apo në një përgjigje më të mirë të sistemit imunitar tek ata që janë të infektuar, shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se është ende herët për të dalë në një konkluzion. Mbeten për t’u parë rezultatet e studimeve që kanë nisur të kryhen fillimisht në radhët e personelit mjekësor, për të cilët ka nisur edhe vaksinimi.

Genc Sulcebej

“MBROJTJE NDAJ INFEKSIONEVE TË RËNDA”

“Nëse studimet mbi vaksinën e tuberkulozit japin rezultat, do të bëhet e mundur që vaksina e BCG të përdoret për të mbrojtur grupet e rrezikuar, si p.sh., personelin shëndetësor apo dhe individët e moshuar si dhe ata me faktorë risku. Shpresohet se kjo vaksinë do të mund të parandalojë infeksionet e rënda në këto grupe ose do të pakësojë rëndësinë e tyre”. Kështu ka pohuar profesori i Imunologjisë, Genc Sulçebe. Sipas profesorit, do të duhen javë për të dalë rezultatet e para mbi efektin e kësaj vaksine. “Do të duhen disa javë ose muaj që të dalin rezultatet e para mbi efektin e kësaj vaksine mbi incidencën e infeksionit ndaj COVID-19. Rezultatet e këtyre studimeve do të tregojnë nëse efekti mbrojtës i vaksinës së BCG është real, pra, direkt i lidhur me të apo ai vjen nga faktorë të tjerë që lidhen në mënyrë indirekte me vaksinën e BCG”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!