MENU
klinika

Marrëveshja energjetike e KOSTT- ENTSO-E

Një linjë 400 kV Shqipëri- Kosovë, një treg i përbashkët

21.04.2020 - 13:08

Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen më të re mes Kosovës dhe Eurpës sa i përket fushës energjetike.

Kosova dhe grupi regjional i Europës Kontinentale nënshkruan marrëveshjen energjetike që sipas Ramës i hap rrugë vënies në punë të linjës 400 kë Kosova- Shqipëri.

Po ashtu Rama thotë se marrëveshja mundëson zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike të dy vendeve.

STATUSI NGA EDI RAMA

LAJM I MIRË

U miratua me ne fund marreveshja e lidhjes te Operatorit te Transmetimit te Kosoves “KOSTT” me Operatoret e Transmetimit te Europes Kontinentale. Kjo marreveshje hyn ne fuqi ne daten 14 Maj 2020!

Ky eshte nje hap i shumepritur, pasi i hap rrugen se shpejti marreveshjeve te nenshkruara ndermjet KOSTT?? dhe OST?? per rritjen e sigurise se sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundesuar venien ne pune te linjes 400kV Shqiperi-Kosove dhe zhvillimin e tregut te perbashket te energjise elektrike.