MENU
klinika

Del raporti i “Reziliencës”

Pas epidemisë, cilat vende do të rimëkëmben më parë?

08.04.2020 - 07:58

Nuk ka ndodhur ndonjë herë në histori që në një moment të përcaktuar, të gjithë shtetet e planetit së bashku të mendojnë se si do të ndryshojë jeta e tyre pas një eventi të përbashkët.

Nuk ka ndodhur as në Luftën e dytë Botërore, as në rastin e pandemive të tjera që nuk përballeshin me një shoqëri të globalizuar dhe ndërthurur si kjo e jona.

Ndoshta do të duhen muaj të tërë për të filluar një “bashkëjetesë” me koronavirusin, që gjithsesi do të ndryshojë mënyrën e jetesës për një kohë ende më të gjatë. Por ndërkohë, logjika ekonomike e një shteti nuk mund të presë kaq gjatë, dhe skenarët e mundshme të një rimëkëmbje të prodhimtarisë dhe shërbimeve po përllogariten në çdo kryeqytet të botës.

Por kush do të jetë më i avantazhuar, dhe kush do të vuajmë shumë pasojat e pandemisë, në terma socio-ekonomike? Na vjen në ndihmë një renditje e kryer nga britanikja BBC e bazuar në indeksin e “Global Resilience” për vitin 2019, e përpiluar nga gjiganti i sigurimeve FM Global dhe që përfshin 130 vende.

Norvegjia është në krye të renditjes. Rezilienca është fjalë tashmë në modë, që nënkupton kapacitetin për t’u shëruar nga vështirësitë e ndryshme. Rezilienca e shteteve të ndryshme në këtë rast është matur nga disa pika referimi si gjendja e ekonomisë, cilësia e riskut dhe zinxhiri furnizues.

Në vend të parë në këtë renditje vjen Norvegjia, e pasuar nga Danimarka, Zvicra, Gjermania, Finlanda, Suedia, Luksemburgu, Austria, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, edhe pse këto dy shtetet e fundit po shndërrohen në epiqendra të pandemisë dhe të presionit ndaj sistemit shëndetësor.

Për Shtetet e Bashkuara, në veçanti, edhe pse në javët në vijim parashikohet një impakt negativ i paprecedentë, po aq domethënës mendohet se do të jetë ngritja ekonomike, për hir të disa faktorëve si stimujt financiarë të qeverisë, stabiliteti i industrisë, por edhe një popullsi e re që nuk e ka problem të lëvizë brenda vendit për të gjetur punë.

Gjendja e “reziliencës” në Ballkan

Vështirësitë nuk do të mungojnë, edhe për vendet më të përparuara në këtë pikë. Edhe Danimarka, që renditet e dyta, mendohet se do të paguajë me 13% të prodhimit të brendshëm bruto, në një vend ku të papunëve nga koronavirusi do t’iu sigurohet 75% e rrogës në muajt në vazhdim.

Po Shqipëria? Raporti nuk beson te kapaciteti i shtetit tonë për t’ u rimëkëmbur vetë nga kjo situatë e paimagjinueshme, që vjen pas një tjetër tragjedie si ajo e tërmetit të 26 nëntorit.

Shqipëria renditet në vendin e 95 në 130 vende, pranë shumë vendeve të Afrikës dhe Amerikës Latine, dhe larg nga fqinjët tanë ballkanas. Serbia ndodhet në vendin e 63-të, Bosnja e ndarë etnikisht në të 70-të, Mali i Zi në të 82-të.

Pozicioni i Shqipërisë në botë. Ndërkohë që të dhënat për Kosovën nuk bëhen të ditura, i vetmi vend më në vështirësi në Ballkan është Maqedonia e Veriut, në vend të 100-të, jo shumë larg grupit të fundit ku përfshihen Nikaragua, Bangladeshi dhe Uganda, ndërkohë që vendi më i rrezikuar nga kriza është Haiti.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!