MENU
klinika

Ja kur parashikohet

Përfaqësuesi i OBSH-së në Itali: I druhemi një valë të dytë të pandemisë

17.04.2020 - 21:21

“Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit në vjeshtë, më shumë sesa një hipotezë është një siguri”.Kështu ka deklaruar Walter Ricciardi, përfaqësues italian në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Deri sa të mos të kemi një vaksinë do të ketë valë të tjera, ose, shpresojmë, vatra të vogla të tjera epidemike. Për këtë, është shumë e rëndësishme të mos përshpejtohet me hapjen e qyteteve. Në rast të kundërt, valën e dytë rrezikojmë ta kemi para verës”.

“Zgjedhjet e rrezikshme të disa liderve politikë botërore”, vijon Ricciardi, “do të ndikojnë mbi popujt e tyre. Nëse ka pasur shumë viktima krahasuar me të tjerët është sepse vendimet janë marrë ose vonë ose në mënyrë të gabuar.

Shembulli më i qartë është Britania dhe SHBA-ja, ku qeveritë nuk i kanë dëgjuar këshillat e shkencëtarëve dhe kanë reaguar në mënyrë ekstremisht të vonë.

Por, në vende si Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania, ku ka një linjë komandimi unik dhe një raport i drejtë mes politikës dhe institucioneve mirëfunksionuese, gjërat shkojnë më mirë”, tha Ricciardi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!