MENU
klinika

Nga Alban Daci

Pse e tepruan me Pacollin?

30.04.2020 - 16:06

Së pari, Pacolli bën pjesë tek ata persona, ose personalitete të rralla me dimension ndërkombëtar që do e kishin zili edhe vende më të mëdha në Europë dhe jo më një vend i vogël si Kosova. Pacolli është frymëzim për të gjithë të rinjtë shqiptarë dhe suksesi i tij është një krenari shqiptare. Pacolli është lindur, rritur e deri më sot, nuk i ka marrë asgjë Kosovës dhe përkundrazi me figurën e tij e më kontributin e tij i ka dhënë shumë vendit të tij.

Përse nuk ka lidhje figura e Pacollit me Thaçin? Së pari, Pacolli nuk ka një rast të vetëm që të kenë bërë sjllje kundër Shtetit të së Drejtës ose të ketë shkelur Kushtetutën.
Së dyti, Pacolli është kryetar i një partie politike, deputet i Kuvendit dhe si i tillë i është kërkesë per tu bërë pjesë e një koalicioni Qeverisës. Ai nuk është nismëtar i kësaj lëvizje për qeverisjes, sepse Partia e tij për shkak të numrave nuk mund ta marr një nismë të tillë, por në një pluralizëm demokratik, ai ka të drejtë të vendos të bëhet apo jo pjesë e një koalicioni. Pastaj është Gjykata Kushtetuese që duhet të shprehet për legjitimitetin e tij. Nëse VV do të kishte nevojë për Pacollin dhe votën e tij, jam i sigurt që do e kishte kërkuar! Politika është dialog. Marrëveshje e mbi të gjitha është matematike numrash!

Po ashtu loja me të, në lidhje me hyrjen në Kosovë më duket një lojë e turpshme dhe deri diku absurde kundrejt figurës së Pacollit apo kundër demokracisë në Kosovës.
Në cilësinë e kryetarit të partisë dhe deputetit ai nuk përfaqëson vetëm veten, por edhe interesa e qytetarëve dhe të Republikës e për pasojë për një qëllim madhor siç është mundësia e krijimit të Qeverisë, ai nuk mund të ndalohet të marr pjesë qoftë në votim apo edhe në ushtrimin e të drejtës së përfaqësimit të Sovranit.

VV apo qeverisja e saj nuk mund të marrin asnjë masë ndaluese ose perandaluese për sa kohë nuk ka folur Gjykata Kushtetuese.
Mendoj se me Pacollin e Tepruan. Ka një shprehje vjetërse:” kur ske çfarë i bën gomarit i bie samarit”. Prej Thaçit po persekutohet edhe Pacolli dhe më duket e padrejtë. Do të kaloj shumë kohë për të pasur një Pacoll të dytë në nivel ndërkombëtar!

Ardhja e Pacollit në Kosovë nuk është pritur asnjëherë mirë nga realiteti politik I Kosovës, të cilët objektiv të vetëm kishin e kanë pushtetin. Në librin e tij në edicionin italisht dhe pikërisht në faqen 303 ndër të tjera Pacolli shkruan: “Nuk e harroj faktin se i vetmi që mbështeti kthimin tim (e ka për kthimin në Kosovë) ishte Nexhat Daci i cili duke më pritur në Zyrën e tij si Kryetar Kuvendi më thotë se: Ata që pengojnë ardhjen tuaj, gabojnë!

Po ashtu me tutje Pacolli e pikërisht në paragrafin e dytë të faqes 304 të librit shkruan se:” kam mbështetur e kam respektuar shumë impenjimin e Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje….mund të mos jesh dakord me Kurtin dhe qëndrimet e tij ndonjëherë të ashpra me ndërkombëtarët, por nuk mund të vesh ne dyshim kritikën e tij të thellë dhe ndjeshmërinë patriotike”.

Politika dhe sjellja e Pacollit ka qenë modeli dhe sjellja e një personi që demokracinë e vlerëson jo vetëm si përfaqësim dinjitoz, por edhe si një mundësi për dialog dhe gjithë përfshirje. Të drejtën e Pacollit për të bërë politikë askush nuk mundet e as nuk duhet të mendoj që t’ia privoj ashtu si edhe të drejtën e tij për të jetuar në Kosovë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat