Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar sot për kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër të Qeverisë së re.
Nga 124 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm janë përgjigjur 117, 115 prej tyre kanë votuar për kurse dy janë shprehur kundër.
Ndërkohë Kryesia e LDK-së pritet këto ditë mblidhet për ndarjen e ministrive që do të marrin këtë mandat.
Këtë e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi pas votimit të Këshillit të Përgjithshëm për emrin e mandatarit.
“Besoj se ditëve në vijim do të thërrasim Kryesinë për të folur për emrat e ministrave. Synojmë të mbajmë 15 ministri, po bisedojmë për ndarjen e dikastereve”, tha Abrashi.
Abrashi po ashtu ka thënë se sot kanë filluar negociatat me partitë tjera derisa ka thënë se nuk dihet se kush do të jenë ministrat e ri nga LDK.