MENU
klinika

Modeli i Shqipërisë unik në botë

Rama: S’kemi pse ndjekim shembuj të tjerë në luftën kundër Covid-19

07.04.2020 - 20:25

Kryeministri Edi Rama thotë se dy shtyllat kryesore të modelit të Shqipërisë kundër koronavirusit është “populli” dhe “rezistenca”.

Rama pranoi se sistemi shëndetësor i Shqipërisë nuk i ka kapacitetet për ta përballuar një situatë nga koronavirusi që mund të ishte shpalosur në mungesë të mos implementimit të masave të rrepta, ndaj tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se “rritja e vetëdijes” dhe “rezistenca e popullit në shtëpi” kanë dhënë rezultat.

I pyetur nëse ishte munduar ta trembtte popullin, Rama tha: Asnjëherë sepse frika, njësoj si paniku nuk është shtysa e duhur, por për t’i ndërgjegjësuar, po patjetër. Frika është bazuar mbi propagandën, nërsa vetëdija është e bazuar mbi realitetin.

Ndërsa për sa i përket modelit që ndjek Shqipëria, kryeminsitri u shpreh: Unë shoh si efikas modelin tonë, nuk mund të humbasim fokusin duke u hedhur nga një model në tjetrin, ne kemi zgjedhur modelin që na përshtatet më shumë, dhe rezultatet deri tani na japin të drejtë. Ne kemi qenë të parët që kemi vrapuar të mbyllemi në shtëpi, në të gjithë Europën. Kur vende të tjera me shëndetësi më të madhe kolapsojnë, ne nuk mund të prisnim. Modeli tonë është i bazuar te populli, te rezistenca dhe rritja e vetëdijes. Kemi një komitet teknik ekspertësh që e them me plot gojën nuk na vë në pozitën që të kemi zili askënd. Janë ata që përcaktojnë ecurinë e përditshme të zbatimit të strategjisë që është e ndërtuar duke u bazuar në orientimet dhe udhëzimet e tyre.