Pas disa javësh me rritje graduale, dhe pas dy-tre ditëve të fundit me një shtim të rasteve të infeksioneve të reja me Covid-19, të dielën në mbrëmje, instituti kombëtar i shëndetësisë publike në Kosovë njoftoi 79 raste raste të reja për 24 orë, duke bërë që numri total I rasteve të ngjitet në 366.
Rastet e reja në të përqendrua shumë edhe në Prishtinë, duke bërë që kryeqyteti të futet në karantinë totale. Askush nuk mund të hyjë e të dalë nga kryeqyteti pa autorizimin e posaçëm. Vendimi i përbashkët u morr mes kreut të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Ministrit të Shëndetësisë.
Edhe komuna e Ferizajt është futur në karantinë, pasi njeh shpërthimin më të madh gjatë ditëve të fundit, me 35 raste vetëm të Dielën. Edhe Prizreni njeh një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja brenda ditës, plot 16 të tilla. Për Prishtinën dhe komunat e tjera në karantinë, prej ditës së Dielë nuk lejohet qarkullimi pas orës 17.00, deri në 6 të mëngjesit të ditës së nesërme.
Kosova, ndryshe nga Shqipëria, nuk ka ndërmarrë masa drastike për të parandaluar përhapjen e virusit, duke mos vendosur ndalim qarkullimi për qytetarët. Pas përshkallëzimit të situatës gjatë orëve të fundit, edhe lufta ndaj virusit po ndryshon strategji.