MENU
klinika

Nga EU Observer

Si koronavirusi po “frymëzon” terroristët…

29.04.2020 - 16:24

 Pandemia e Covid-19 nuk lë askënd të pandikuar, përfshirë terroristët.

Si shumë aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë të tjerë, grupet terroriste do e përdorin pandeminë për qëllimet e tyre. Ata e bëjnë këtë për të unifikuar ndjekësit e tyre, për të tërhequr simpatizantë të rinj dhe për të çuar më tej objektivat e tyre.

Daesh e sheh koronavirusin si “një dënim të dërguar nga Allahu ndaj armiqve të tij”.

Kina keqtrajton muslimanët Ujgurë, dhe nuk është rastësi që qyteti i shenjtë shiit i Iranit Qom është një nga epiqendrat e reja të shpërthimit.

Terroristët e djathtë gjithashtu fajësojnë armiqtë e tyre duke shpresuar të radikalizojnë të tjerët dhe të arrijnë  qëllimet e tyre. Ata e shohin pandeminë si rezultat i një arme biologjike të vendosur nga Kina, që synon shkatërrimin e fuqive perëndimore, ose fajësojnë migrantët për shkaktimin e përhapjes së saj.

Grupet terroriste përdorin gjithashtu pandeminë për të fituar shikueshmëri. Daesh, për shembull, ka shfrytëzuar hashtags në lidhje me koronavirusin për propagandën e tyre radikale. Grupet ekstremiste evropiane gjithashtu përfitojnë nga frika dhe kaosi aktual për të nxitur sulme. Grupet neo-naziste inkurajojnë mbështetësit për të shkaktuar panik gjatë shpërthimit të koronavirusit dhe grupet anarkiste u kanë bërë thirrje anëtarëve të kryejnë sulme.

Pandemia e koronavirusit tashmë ka shkaktuar një numër të lartë vdekjesh, problem ekonomike dhe ka pasur një ndikim të madh në jetën e përditshme të miliona njerëzve. Me pak fjalë, gjithçka që terroristët do të donin të arrinin me sulmet e tyre.

Nuk është për t’u habitur që pandemia globale shërben si frymëzim për terroritstët si në aspektin e taktikës ashtu edhe në përzgjedhjen e synimeve. Pandemia mund të shërbejë gjithashtu si frymëzim për strategjitë e tyre afatgjata, duke çuar në një rritje të mundshme të përpjekjeve për të kryer sulme biologjike.

Terroristët gjithashtu kanë gjetur frymëzim në pandeminë globale përsa i përket përzgjedhjes së tyre të “shënjestrave”, veçanërisht infrastrukturave shëndetësore kritike.

Për terroristët, kriza e tanishme shërben gjithashtu si një studim ideal i çështjeve për të mësuar rreth kërcënimeve dhe efekteve të metodave atipike të luftës dhe kështu mund t’i frymëzojë ata të ndërmarrin sulme novatore, siç janë ndërprerjet në furnizimin me ushqim ose ilaçet dhe furnizimet e tjera shëndetësore. Grupet xhihadiste e kanë parë koronavirusin si një shenjë se bota po i afrohet Ditës së Gjykimit.

Përhapja e Covid-19 mund të çojë gjithashtu në rritje të veprimeve të dhunshme nga ekstremistët mjedisorë.

Bazuar në një ide që radikalizimi është ngjitës dhe përhapet vetëm nga bashkëveprimi mes njerëzve, do të rrezikonte rritjen e stigmatizimit dhe ankesave të tjera midis segmenteve të popullatës dhe përfundimisht do të krijonte baza të reja të mbarështimit për ekstremizmin në BE.

Përkthyer dhe përshtatur nga EU Observer/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Habit eksperti amerikan

Ja kush e hodhi virusin!

Analiza nga Prof. Edvin Prifti

Të pathënat e Koronavirusit

13 gjëra që askush nuk jua thotë për koronavirusin

Jeni të lodhur nga lajmet e frikshme?