MENU
klinika

Çfarë e pret këtë javë Kosovën?

Skenari i mundshëm i votimit të Qeverisë së re

30.04.2020 - 07:26

Një përpjekje për të dekretuar mandatarin dhe votuar Qeverinë e re gjatë ditëve të pushimit, kur Gjykata Kushtetuese nuk punon, është opsioni që partnerët e ri politikë, presidenti Hashim Thaçi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mund ta vënë në jetë, për të imponuar një realitet të ri politik para se Lëvizja Vetëvendosje të mund ta dërgojë çështjen në Kushtetuese.

Kështu ka thënë një burim i mirë informuar, duke shpjeguar se kjo do të mundësonte votimin e kabinetit të Avdullah Hotit para se Gjykata Kushtetuese të mund të vendosë për pezullim të procesit deri në vendimin e vet final. Kështu, tha burimi, vullneti i Kuvendit për Qeveri të re do të formalizohej me votë, gjë që nënkupton se Qeveria Hoti do të ishte legjitime, së paku deri në vendimin e Kushtetueses, gjë që mund të marrë me javë, ndoshta edhe më shumë, shkruan KOHA.

Sipas burimit, ky skenar do të mund të vihet në jetë këtë të enjte, pas përfundimit të orarit të punës, meqë e premtja është ditë pushimi dhe Gjykata Kushtetuese nuk punon deri të hënën.

Të mërkurën, LDK-ja i ka finalizuar marrëveshjet e koalicionit me subjektet kryesore politike me të cilat synon të qeverisë. E ka nënshkruar marrëveshjen me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e edhe me Listën Serbe (LS). Me të tjerat ka paralajmëruar të kryejë punë shpejt.

Dhe, nëse skenari i përmendur vihet në jetë, pasi koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe të tjerët të formalizohet, presidenti Thaçi do ta dekretojë për mandatar për formimin e Qeverisë së re, Avdullah Hotin, i propozuar nga LDK-ja, parti që nuk është fituese e zgjedhjeve.

Thaçi ka munguar në punë ditëve të fundit, shkaku i disa problemeve shëndetësore, por Presidenca ka kumtuar se ai do të dalë në zyrë nga e enjtja, meqë i ka pranuar rezultatet e analizave të fundit, pas intervenimit kirurgjik endourologjik që kishte në Klinikën e Urologjisë.

“Në rezultatet e këtyre analizave konfirmohet që presidenti Thaçi e ka eliminuar tërësisht problemin e gurit në veshkë”, thuhet në një njoftim të Presidencës. “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga nesër do t’i kthehet punës me orar të plotë në zyrën e tij”.

E, pas orarit të punës së të enjtes, sipas burimit, presidenti Thaçi mund ta lëshojë dekretin për t’ia propozuar Kuvendit Hotin për kandidat për kryeministër.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat