Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se javën tjetër do të ndërmarrë hapat për formimin e Qeverisë së re.
Përmes një statusi në Twitter, ai ka thënë tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.
“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, shkruan Thaçi.
Kujtojmë se që nga mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti që u mbështet nga 82 deputetë më 25 mars 2020, Presidenti Hashim Thaçi ia ka kërkuar emrin e mandatarit Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar për ta formuar Qeverinë e re. Mirëpo Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje që të kalojë situata e krijuar nga Covid-19 dhe më pas vendi të shkojë në zgjedhje.