Teksa kreu i LVV dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk po çon një emër tek Thaçi për kryeminitrin e ri, mediat kosovare shkruajnë se sot Presidenti mund të dërgojë një letër në LDK.
Reporteri.net shkruan se me të gjitha gjasat sot e marta është dita kur Thaçi do i kërkojë LDK-së një emër për kryeministër dhe për t’i dhënë asaj tashmë mandatin fill pasi kjo e fundit në Këshillin e Përgjithshëm ka miratuar një koalicion të mundshëm me Nismën Socialdemokrate dhe AAK.
Lëvizja Vetëvendosja nga ana tjetër kërkon zgjedhje teksa Kurti ka akuzuar të dërguarin e posaçëm të SHBA Grenell si një nga autorët e rrëzimit të qeverisë së tij.
Grenell nga ana tjetër indirekt ka mbështetur një qeveri të re me kushtin që të heqë taksën dhe reciprocitetin ndaj Serbisë që dialogu me Kosovën të fillojë sa më shpejt.