13.05.2020 - 08:59
12 persona me koronavisur janë të shtruar aktualisht në Klinikën Infektive në Kosovë.
Mësohet se 8 pacientë ndodhen në gjendje të stabilizuar, ndërsa 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkohë që 2 prej tyre janë rëndë.
Ndërkaq, dy pacientë do të largohen sot nga spitali, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit. Aktualisht në Kosovë janë të konfirmuara 919 raste pozitive me COVID-19.