MENU
klinika

Nga The Guardian

A do të paguajnë këta liderë për paaftësinë dhe cinizmin?

17.05.2020 - 16:25

Boris Johnson është duke keqmenaxhuar pandeminë, por ai nuk është vetëm.

Të pretendosh në mënyrë të gabuar se gjithçka është nën kontroll, duke shmangur përgjegjësinë, , duke shfrytëzuar krizën për përfitime politike, shpërqendrimin artificial dhe fajësimin e mediave: këto janë modele sjelljeje të zakonshme të ekspozuara nga disa nga liderët më të fuqishëm në botë.

A do të paguajnë një çmim për paaftësinë e tyre vdekjeprurëse dhe cinizmin? Pandemia është duke ndryshuar llogaritjet politike në të gjithë globin. Drejtuesit që dukeshin të paprekshëm papritmas duken më pak të tillë.

Performanca e Donald Trump është një mësim se si nuk menaxhohet një urgjencë. Trump minimizoi kërcënimin në fillim dhe nuk arriti të bëjë një plan. Ai ka akuzuar që Kina për përhapje të qëllimshme të “murtajës”.

Të metat e karakterit të një presidenti të presidentit nuk kanë nevojë për prova. Por duket se një Trump i dëshpëruar nuk do të ndalet derisa të rizgjidhet. Nëse kjo nënkupton nisjen e një lufte të ftohtë me Kinën, ose paragjykimet anti-migrante, anti-myslimane, ai është i gatshëm për këtë.

Dhe nëse gjithçka dështon, ai mund të përpiqet të vonojë zgjedhjet e nëntorit, një skenar që nuk përjashtohet.

Vladimir Putin është një tjetër udhëheqës në vështirësi serioze. Vetëm disa muaj më parë, ai dukej i pathyeshëm. Në Rusi flitej vetëm për “reforma” kushtetuese që do ta bënin atë efektivisht president për jetë. Këto plane tani janë në pritje, mbase përgjithmonë.

Pas disa javësh vetëkënaqësie në krye, Rusia e gjen veten me shkallën e dytë më të shpejtë të infeksioneve Covid-19 në botë. Kryeministri i zgjedhur i Putinit, Mikhail Mishustin, është në spital, siç është edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Në videokonferencat e mbajtura për të diskutuar krizën, Putini është dukur më i mërzitur se sa zakonisht.. Implikimet politike janë potencialisht të mëdha.

Politikanët e tjerë janë duke treguar një shkallë të papjekurisë po ashtu.

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro tregon papërgjegjshmëri duke u  tallur me masat e mbrojtjes publike. Brazili ka nivelin më të lartë të vdekjeve në Amerikën Latine. Por Bolsonaro preferon festat e Barbecuet sesa vizitat në spital.

Në Turqi, ekonomia strukturore e brishtë, shoqëria civile dhe media e mbytur dhe një klimë frike e krijuar nga Rexhep Tajip Erdogan nuk janë vërtetuar se janë të favorshme për një përpjekje të unifikuar kombëtare..

Zonat me shumicë kurde në Turqinë lindore, për shembull, raportohet se janë goditur rëndë. Aktivisti dhe autori me qendër në Dijarbakir Nurcan Baysal tregon se punonjësit shëndetësorë kanë frikë të shkojnë në punë për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse. Por është gjithashtu një problem politik.

“Sot, nuk ka teste të mjaftueshme, nuk ka mjaft doktorë, nuk ka shoqëri civile, nuk ka kryetarë bashkie dhe jo masa të mjaftueshme për të trajtuar koronavirusin në qytetet kurde”, tha Baysal.

Një aktor qendror në këtë dramë globale, perandori i ditës moderne të Kinës Xi Jinping nuk është gati të bjerë, megjithëse ai e meriton. Përkundrazi, Xi kërkon ta shndërrojë një fatkeqësi në një fitore.

Presioni po rritet për tu hakmarrë duke e karantinuar Pekinin, politikisht dhe ekonomikisht. Dhe kjo, nga ana tjetër, rrit narracionin e fushatës konfrontuese, vetë-ngacmuese të Trump.

Trump pretendon se Kina dëshiron t’i mohojë atij një mandat të dytë. Megjithatë, e kundërta mund të jetë e vërtetë. Mendimi se taktikat kundërshtuese të Kinës mund të ndihmojnë që Trump të rizgjidhet, na sëmur të gjithëve.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al